Mirëqenie

October 27, 2018 | 15:45

Ndryshon ora / Të dielën, akrepat lëvizin 60 minuta prapa

Duke filluar nga dita e Dielë, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa, duke u kthyer në njehsimin dimëror të kohës. Në orën 03.00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 02:00.

ora-solare-2

Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve Tetor dhe Mars, të Dielat e fundit të tyre. Ndryshimi i orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.

Ndërrimi i tillë i orës e ka fillesën në shekullin XVIII, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin. Në atë kohë, ideja nuk ishte shumë e përhapur, sepse kursimet ishin të pakta. Në vitin 1907, kjo teori u përmend sërish nga britaniku William Willet, ndërsa në vitin 1916 Britania votoi që të bëhet lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

Ky ndryshim u bë standard që nga viti 1974, pas krizës së parë të madhe të naftës. Në Europë, ndryshimi u vendos në vitin 1981, ndërsa në vitin 2001, Bashkimi Europian vendosi që duke filluar nga viti 2002 ora të ndërrohet të Dielën e fundit të Tetorit dhe të Dielën e fundit të Marsit. U zgjodh dita e Diel për t’i lejuar njerëzve të mësohen me orën e re dhe për të evituar vonesën ose mbërritjen më shpejt në punë. Vetëm pak muaj më parë Komisioni Europian organizoi një anketë me rreth 4,6 milionë qytetarë nga 28 vendet anëtare. Sipas rezultateve paraprake, 84% e të anketuarve favorizonin përfundimin e ndryshimit të orës.

Propozimi i Komisionit Europian për t’i dhënë fund ndryshimit të akrepave të orës kërkon miratim nga qeveritë kombëtare dhe Parlamenti Europian. Por, deri atëherë, kalimi sërish në orën ligjore do të bëhet në ditën e Diel, më 31 Mars të vitit 2019, dhe akrepat do të lëvizin një orë para.

Burimi: www.scan-tv.com 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top