Lifestyle

March 5, 2018 | 14:09

Në prag të 7-8 Marsit / IRIS… për dashurinë, harmoninë, bukurinë!

Iris është gjithçka, një botë e madhe në funksion të mirëqenies femërore. Aty prej nga ku buron qetësia dhe ndjesia organike e të shijuarit të produkteve më në zë të kozmetikës. Një gamë e gjerë e emrave më të njohur botërorë. Iris Cosmetic prej vitesh mbulon Shqipërinë si përfaqësuese zyrtare e markave të cilësisë së lartë italiane dhe franceze. Për Albana Reçi, menaxhere e kësaj kompanie, Iris është një biznes që kuron të bukurën. Në këtë prag festash, Iris Cosmetic i kushton më shumë vëmendje dhuratave për festën e 7-8 Marsit.

albana

Si ndihesh pas kaq vitesh angazhim?

IRIS COSMETIC është përfaqësues zyrtar i markave të njohura të cilësisë së lartë italiane dhe franceze, duke filluar nga produktet e kujdesit personal si marka Felce Azzurra deri tek ato të kujdesit të bukurisë femërore siç janë markat e make up Max Factor, Bourjois, Deborah Milano, etj. Duke poseduar një gamë të gjerë dhe të larmishëm të brendeve dhe produkteve, kërkohet fleksibilitet gjithnjë e më i lartë, aftësi për ndryshim të vazhdueshëm, organizim fleksibël, investim në burime njerëzore dhe në zhvillimin e markave. Në drejtimin e biznesit dhe veprimet tona ne jemi të drejtuar nga vizioni, misioni, parimet dhe vlerat.

foto

Merresh me një biznes që përgjithësisht në fokus ka femrën. Çfarë është për ty “Iris Cosmetic” dhe pse e quajtur kështu?

IRIS COSMETIC është një angazhim i përditshëm dhe përgjegjësi për mua si drejtuese dhe bashkëshortin tim si administrator. Roli ynë është në funksion të aktivitetit që menaxhojmë dhe puna nuk mbaron kur kthehemi në shtëpi. Në mbrëmje ulemi përpara laptop-it dhe hulumtojmë tregun për produktet e reja në botën e pafund të bukurisë. IRIS janë inicialet e emrave të familjes tonë dhe flutura në logo simbolizon dashurinë, harmoninë, bukurinë dhe transformimin.

Marsi spikat me dy data të shënuara për femrën, do të sillni diçka ndryshe në linjat që keni në Tiranë dhe jo vetëm?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga muaji i femrave, Marsi, i cili sjell pranverën nën atmosferën e festave 7-8 Mars. Dilema e kujtdo, në fillim të këtij muaji është se çfarë dhuratë do t’i bëhet mësueses, mamit dhe partneres që ka në krah. Pranë Iris Cosmetic ka mundësi pa fund për t’i bërë të dashurit tuaj të lumtur, jo vetëm femrat, por edhe meshkujt. Por meqë jemi në këto dy data të shënuara festive, alternativat janë pozitive. Do të gjeni produkte në ofertë, në formë dhuratash si dhe mikpritjen e stafit.

foto3

Cila është gama e produkteve që keni sjellë në Shqipëri dhe pas kujt janë më të fokusuar shqiptarët?

Në dyqanet IRIS COSMETIC  ne sjellim ide dhuratash pafund si: parfume franceze të markës Jeanne Arthes dhe kremra BIO të markës Jeanne en Provence, rimel të markës italiane Deborah Milano, fondatintë të markës Max Factor, kuti tualeti të markës Bella Oggi, laps të markës Bourjois, tone sysh të markës Parisax Professional dhe buzëkuqe me nuanca pafund të markës Golden Rose. Ne garantojmë klientin për cilësinë dhe origjinalitetin e markave që përfaqësojmë dhe ofrojmë shërbim profesional të kualifikuar.

Prej vitesh nënë, bashkëshorte, por edhe grua në biznes. Si e shikoni roli e femrës në këto drejtime?

Një femër sipërmarrëse dhe në karrierë, mbetet gjithëherët në tentativë të vazhdueshme të ruajtjes së ekuilibrave që ndajnë familjen nga puna. E kam zhvilluar rritjen e biznesit paralelisht me atë familjare. Vlerësoj pamasë mbështetjen e prindërve të mi në rritjen e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e tyre gjatë mungesës time në shtëpi. Ndihem e bekuar me dy vajzat e mia dhe bashkëshortin, është prania e tyre në jetën time, që më japin energji dhe forcë për të ecur përpara.

foto1

Keni një mesazh që doni ta ndani me lexuesit?

Asgjë nuk merret falas. Suksesi është një betejë e vazhdueshme që duhet ta fitosh me punë, punë e përsëri punë. Pasioni për profesionin është një shtysë e madhe që më udhëheq vazhdimisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top