FB

April 6, 2021 | 8:25

Neglizhimi është keqtrajtim dhe shpesh bëhet formë të sjelluri dhe komunikimi

 

Neglizhimi është keqtrajtim. Neglizhimi është dhe bëhet formë të sjelluri dhe komunikimi: si flasim, si e përdorim zërin, përzgjedhjen e fjalëve, a gjejmë kohën e duhur, si prekim, me butësi apo pa vëmendje. Shpesh njeriu është i pavetëdijshëm, që po neglizhon.

Nga Lira Gjika

Problemi qëndron: kur i rrituri ka në përgjegjësi të tij fëmijë, që duhet ti ndihmojë të rriten. Këtu fillon dhe rrethi vicioz. Njeriu kur bëhet prind përpiqet të dijë sa më shumë, që të bëjë më të mirën për fëmijën dhe këtë gjë e dëshiron me gjithë shpirt. Por të dish, është vetëm një gjë në edukim. Ajo, që luan rolin kyç në këtë proces, që shmang neglizhimin dhe vë në veprim ato që njeriu di është Vetëdija.

Sa i vetëdijshëm është njeriu për misionin, që i ngarkoi vetes duke u bërë prind? Të gjithë mekanizmat që influencojnë në realizimin e edukimit janë të lidhur direkt me vetëdijen. Vullneti, durimi, forca për të përballuar veten, padurimin, lodhjen dhe mbi të gjitha, përballimi e përtesës e mërzisë, që janë bashkudhëtarë dhe “parazitët” më të këqij të njeriut.

Mbas gjithë këtyre “përballimeve”, duhet bërë, jo ajo, që di të bësh apo di si të mirë, por atë, që duhet. Kjo punë nuk është aspak e thjeshtë, sidomos në një shoqëri si e jona, ku individi reagon më shumë në mënyrë impulsive, pa e menduar veprimin. Dhe kështu dashur padashur, nuk arrin të zgjedhë veprimin apo fjalën. Neglizhimi, në përgjithësi, ndodh pa dashje, ndodh nga lodhja, nga padurimi. Neglizhimi është quajtur “kanceri i shpirtit”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top