FB

August 31, 2021 | 8:15

Nëse njihni dikë me depresion duhet ta dini se…

 

Depresioni është një gjendje reale, një sëmundje e vërtetë e një natyre biologjike. Prishet ekuilibri i neurotransmetuesve që kontrollojnë humorin dhe mendimin, ndryshon lidhja e qarqeve nervore, modeli i aktivitetit elektrokimik i trurit. Depresioni gradualisht e zhyt personin në katatoni, duke e bërë të pamundur që ai të marrë gëzim / kënaqësi ose kënaqësi nga çdo gjë, gjithçka duket e kotë. Në fund ai tërhiqet dhe paralizohet çdo ditë në një parëndësi absurde.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Ju që njihni dikë me depresion është mirë të dini se njeriu nuk është sëmundja e tij. Fytyra e depresionit shpesh na bën të harrojmë thelbin, karakterin, personalitetin dhe vlerën e personit pranë nesh. Është shumë e lehtë të biesh në grackën e konsiderimit të tjetrit “dembel”, të thuash se “ai nuk komunikon”, se “ai është negativ”. Ky kurth riciklon dhe rrit ndjenjën e turpit dhe urrejtjes ndaj vetes që shpesh shoqëron depresionin.

Ju që njihni dikë me depresion duhet të dini se ajo që ndihmon është t’i kujtojmë në mënyrë sistematike fillimisht vetes dhe pastaj partnerit tonë gjithçka që e bën atë të veçantë dhe të rëndësishëm për ne. Është e rëndësishme të mos “flasim” vetëm për karakteristikat e depresionit, por të komunikojmë, të presim dhe të kujtojmë të gjithë ata elementë për të cilët ne vlerësojmë, respektojmë dhe duam personin pranë nesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top