Në fokus

December 29, 2020 | 8:10

Neuroshkenca po i shërben psikologjisë të rishikohet, por a janë Psikologët gati për këtë?

Truri ynë është mjaft kompleks, ndaj as Neuroshkenca ende nuk i di të gjitha detajet se si funksionon Truri në tërësi. Megjithatë, zbulimet e fundit, me ndihmën e skanereve shumë të avancuar të trurit, ku sot ke mundësi ta përcillësh jo vetëm se cila pjesë e trurit po merr më shumë oksigjen apo po djeg glukozë, por edhe një qelizë të vetme, se me cilat qeliza tjera synapset=degëzimet e saj po bashkohen.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënëctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)
Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënëctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Pra sot, shkencëtarët mund ta shikojnë atë qelizë nëpër situata të ndryshme të sjelljes së individit dhe mund të vërejnë se gjatë ditës shumë degëzime të reja lindin dhe disa degëzime që nuk hynë në punë vdesin. Pra vetëm brenda ditës mund të bëhet një vrojtim i tillë. Me fjalë të tjera, Neruroshkenca na e vërteton sot që plasticiteti i Trurit është shumë i madh dhe qëndron i tillë deri sa të jemi gjallë.

Truri i juaj nuk do të jetë i njëjtë para dhe pas leximit të këtij shkrimi që po bëj, sikurse edhe truri im nuk do të jetë i njëjtë para dhe pas shkrimit të këtij shkrimi.

Neuroshkenca, po ashtu na vërteton se rrethi ku formohet njeriu ka shumë të bëjë më rrethin ku individi gjendet. Pra është vërtetuar se edhe gjenet tona pavarësish rrethit ku jetojmë, mund të ndryshohen. Pra disa nga gjenet e mia të Drenicës (shpresojë që ato të trimërisë të mos më jenë shuar të gjitha) janë zëvendësuar më ato të Zyrihut.

3Qenia Njerëzore, pra Truri, ka shumë aftësi përshtatëse falë plasticitetit të tij gjigant, teori kjo e marrë nga Neuroshkenca gjatë viteve të fundit. Apeli im për të reformuar Psikologjinë është i bazuar në atë që Psikologjia, sikurse edhe fushat tjera çalon në rishikimin e ca teorive që kanë dalë para mbi 100 viteve ose para mbi 70 viteve si kjo e Masllovit, që hierakia e saj nuk qëndron më. Masllovi, p.sh: e fut sigurinë në shkallën e dytë të nevojave të njeriut.

Ne kemi mjaft zbulime shkencore, pra nga Neuroshkenca që sigurinë e vë në vend të parë të nevojave Njerëzore. Fatkeqësisht teoria e Masllovit ende mësohet nëpër të gjitha Fakultetet e Psikologjisë, pa u rishikuar fare, pra më këtë ne nuk i mësojmë studentet shkencë të vlefshme aktuale. Shkencëtarja Eisenberger (2012), nga UCLA në USA, par ca vitesh solli teorinë që “dhimbja sociale është e njëjtë sikurse dhimbja biologjike”, këtë zbulim natyrisht ia mundësuan Esisbnerger skanerët e trurit. Efekti i kësaj teorie është qartë, nëse ti e ndan dikë jashtë grupit ose e ofendon, efekti është i njëjtë sikurse ta kesh shpërthyer atë individ me gjilpërë apo thikë. Teoria e Freudit është thelbësore në Psikologji, por edhe kjo pjesërisht mund të rishikohet dhe të përshtatet, me të gjeturat më aktuale, prap ënga Neuroshkenca.

1

Konkludim

Si përfundim, unë apeloj që në çdo shkencë, duke përfshirë këtu edhe Psikologjinë, ne pedagogët e kemi obligim ndaj studentëve tanë të sjellim nëpër kurrikulat e programeve që ne ofrojmë, të rejat më aktuale nga multishkencat, dhe mos të ndihemi inferior nëse një shkencë e një fushe tjetër ka sjellë të dhëna që mund t’i shërbejë ngritjes së njeriut dhe vetëm nga inati që ne s’e kemi bërë përpara, ta injorojmë. Pra truri është shumë kompleks, është tejet vigjilent, e mbrone dhe e rregullon fuksionimin e trupit tonë non-stop.

Avancimet në fushën e teknologjisë informative (IT) kanë bërë një përparim gjigant në Neuroshkencë. P.sh: Universiteti prestigjioz ETH në Lozanë të Zvicrës është duke punuar në një Tru-Simulator më të madhin në botë. Jam shumë pozitiv se në vitet që po vijnë, Neuroshkenca do na mësojë edhe më shumë gjëra që ne sot nuk i dimë dhe do rrëzohen shumë teori të vjetra, që shumë nga ato janë mite dhe gjepura e që fatkeqësisht punojnë në kundërshtim me Fiziologjinë e Trurit tonë, ndaj ende e kemi punën lëmsh në tërë botën.

Ne e dimë, paraprakisht të bazuar në Neuroshkencë se çdo gjeneratë që vjen del më e mirë, më humane, më e zgjuar, më inovative, më kreative falë edhe rritjes biologjike të korteksit prefrontal apo pjesës ekzekutive të Trurit tonë, ndaj ditë më të mira për Njerëzimin do të vijnë falë edhe Neuroshkences, e cila na e bën të qartë ta njohim edhe më hollësisht Trurin tonë.

Referencat:

Eisenberger, N.I. (2012) The neural bases of social pain: Evidence for shared representations with physical pain. Psychosom Med. 2012 Feb; 74(2): 126–135. Published online 2012 Jan 27. doi: 10.1097/PSY.0b013e3182464dd1PMCID: PMC3273616NIHMSID: NIHMS350124

PMID: 22286852

Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Bashkëzbulues i Modelit të Kompetencave të Lidershipit Drenica. Kontakti: [email protected]; www.alss-edu.ch.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top