Shëndeti është i pari, një kryefjalë aspak rutinë, por tepër domethënëse. Rëndësi kanë jetët tona. Fakti që gjithnjë e më shumë i mëshohet teknologjisë dhe risive që sjellin ato në jetëgjatësi, nënkupton pikërisht investimin e nevojshëm nga ku duhet të hedhim vështrimin dhe t’i cilësojmë si prioritete. Garancia dhe siguria që shkenca e mjekësisë lancon në të gjithë botën, janë shpresa dhe mundësia për të rikuperuar ato sfida shëndetësore me të cilat hasemi në jetë, shpeshherë dhe në luftë të ashpër me të.
Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ
Sa shpesh kemi dëgjuar për medikamente që lehtësojnë, ndihmojnë në rimëkëmbjen e shëndetit, kurojnë sëmundje të frikshme, por dhe për alternativa mjekësore, siç janë pajisjet teknologjike, statike apo të lëvizshme që mundësojnë kurimin e keqqëndrimeve, dhimbjeve muskulare e me radhë? Po për ata fizioterapistë që të ngrenë në këmbë nga pamundësi të paimagjinueshme.
Pa harruar investimet që laboratorë mjekësorë, qendra shëndetësore dhe spitale kryejnë për rritje të profesionalizmit. E pra, në kohët që flasim, falë zhvillimit të shkencës shëndetësore, ka me dhjetëra e mijëra alternativa që na japin fuqinë e të jetuarit shëndetshëm, vitalitetit dhe jetëgjatësisë. New Medical Plus ndodhet në rrugën “Don Bosko”. Falë stafit profesionist të fushës, orientimi drejt shërbimeve bëhet më i lehtë. Menaxherët dhe shpërndarësit janë urat bazë të bashkëpunimeve dhe lancimit të materialeve mjekësore sipas destinacioneve përkatëse. Një zgjidhje që nxit kërkesën për këdo është i interesuar për cilësi dhe siguri për produktet e tregtuara. Paralelisht është rritur shkalla e investimeve, ku synohet që për tregun shqiptar të ofrohen risitë më të fundit të zhvillimit që sjellin nga liderët botërorë të farmaceutikës, kozmetikës, nutraceutikës, ortopedisë, etj.
Që prej vitit 2011 New Medical Plus ka mundur të futet në të gjitha subjektet mjekësore, farmaceutike dhe spitalore të Shqipërisë, duke u zgjeruar gjithaq në 40 punonjës, e duke hapur njëkohësisht disa pika sekondare në disa prej qyteteve të Shqipërisë, për të qenë më pranë klientëve. Qenia e një kompanie model, e aftë të tërheqë, të nxisë dhe të organizojë një staf të besueshëm dhe me aftësitë e duhura, përbën një premisë të qëndrueshme mbi mundësinë e arritjes së përmbushjes së misionit të New Medical Plus. Me pak fjalë, vizioni kryesor i kompanisë është shndërrimi i saj në një lidertë suksesshëm dhe të besueshëm.
Nga siguria për jetën, Alvaro Nazarko, një sipërmarrës i ri dhe me shpresë te ndryshimi, i dha jetë në vitin 2011 kompanisë New Medical Plus. E njohur gjerësisht në gjithë tregun shqiptar me veprimtarinë e saj në import-eksportin e materialeve mjekësore, ortopedike, kozmetike dhe çdo materiali që i vjen në ndihmë farmacive, spitaleve, laboratorëve dhe klinikave të ndryshme dentare apo mjekësore. Prej këtij viti, kompania ka ardhur gjithnjë e në rritje, duke shumëfishuar kapitalin e saj themeltar, e duke zgjeruar gjithnjë e më shumë gamën e produkteve me anë të importeve, e cila shkon sot në rreth 2500 produkte.
Vitamina=JETË
New Medical Plus është munduar dhe mundohet çdo ditë për të ruajtur një raport të drejtë midis cilësisë dhe çmimit që i ofrohet pacientit, gjithmonë duke u konsultuar me mjekun dhe farmacistin për të sjellë në treg cilësinë më të mirë dhe çmimin më ekonomik. Për këtë arsye, kjo kompani ka pothuajse me të gjitha farmacitë në Shqipëri marrëdhënie biznesi dhe prezanton çdo ditë denjësisht produktet e fushave të ndryshme përpara mjekëve. Cilësia është prejardhja e produkteve.
Shumica e tyre vijnë nga tregu i jashtëm, por pa përjashtuar tregun e brendshëm. Një nga marrëdhëniet më të fuqishme New Medical Plus e ka me kompaninë gjigante turke, Santasya. Santasya prodhon për tregun vendas dhe të jashtëm çdo ditë e më shumë produkte, disa prej të cilave janë: Bonax Plus, Max immun Capsule, Max immun syrup, Hyperinol cream, Optilife, etj. Pikërisht për to do të flasim më specifikisht, duke i ardhur në ndihmë shumë të interesuarve. Bëhet fjalë për nevoja aktuale për pacientë por edhe individë të ndryshëm sipas grupmoshave të ndara.
Le të ndalemi tek njëri prej këtyre produkteve. Fëmijët dhe moshat e treta janë ata që vuajnë më së shumti pasojat, ndërsa nuk duhen përjashtuar as targetgrupet e tjera të cilët gjithashtu kanë nevojë për një rritje imunitare. Sepse në kohërat që jetojmë dhe sipas përshkrimeve të mjekut, asnjëherë ushqimet që konsumojmë, nuk janë të mjaftueshme në sasinë e vlerave ushqyese që ka nevojë organizmi. E këtu bëhet fjalë për zinxhirin e rëndësishëm vitaminik, kripërat minerale, antioksidantët, antiimflamatorët e me radhë. New Medical Plus si një kompani me shumëllojshmëri produktesh, ka në çdo kohë produkte të cilat i nevojiten pacientëve për shëndetin e tyre.
Me ardhjen e dimrit, imuniteti bie dhe është pothuajse e pamundur për trupin të luftojë i vetëm gjithë sulmet e stinës, gjendjet gripale, të ftohtin, viruset etj. Prandaj kjo kompani ka sjellë në treg dy komplekse vitaminash shumë të pasura në përbërje, duke u munduar të përfshijë gjithë vitaminat e nevojshme për organizmin.
MAX IMMUN SHURUP
Max immun shurup është një rregullator i sistemit imunitar për fëmijët, i cili përmban: Beta Glukan, Propolis, Sambucus nigra, Vitamina A, B1, B2, B6, B12, C, D3, E, hekur, zink, selen. Max immun shurup është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët, të cilët kanë simptoma si: mungesë oreksi, dobësi, ftohje dhe mungesë vitaminash dhe mineralesh. Ai gjithashtu ka efekt antimikrobik dhe antiviral për shkak të përmbajtjes së propolisit dhe sambukës.
Çfarë është dhe për çfarë përdoret?
Përdoret për të forcuar sistemin imunitar të fëmijëve dhe për t’i ndihmuar ata të marrin vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin, nëpërmjet përbërësve si beta glukani, propolisi dhe lule shtogu. Vitaminat janë përbërësit organikë në më të thjeshtë në funksione dhe janë shumë të nevojshme për trupin tonë, për një shëndet të mirë dhe të na ruajtur nga infeksionet, viruset, gripërat, etj. Disa vitamina depozitohen në sasi të vogla në të gjitha qelizat, ndërsa disa vitamina depozitohen në sasi më të mëdha, p.sh: Vitamina A që depozitohet në mëlçi zgjat deri në 10 muaj, ndërsa vitamina D 2-4 muaj.
PROPOLISI përdoret në mënyrë efektive në dermatologji, laringite, gjinekologji, në shërimin e plagëve nga diegiet dhe trajtimin e ulcerave. Edhe pse nuk është antibiotik, ai ka veti shumë të mëdha kundër mikroorganizmave të dëmshme.
LULE SHTOGU ka veti antibakteriale, antioksidante dhe antivirale të fuqishme. Ka efekte në shërimin e të ftohtit dhe të gripit sezonal. Mund të përdoret në parandalimin e sinozitit dhe bronkitit kronik.
Si përdoret Max Immun?
Për fëmijët e moshës 4-10 vjeç, merren 5 ml në ditë dhe mbi 10 vjeç -10 ml në ditë.
Max Immun Capsule
Max Immun Capsule është ushqyes shtesë për të rriturit, me vitamina dhe minerale për trupin e njeriut. Ai përmban:
GINKO BILOBA, e cila parandalon trashjen e gjakut, rrit furnizimin e indeve me gjak dhe ndihmon në furnizimin e trurit me gjak. Ndikon në zhvillimin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë. Ndihmon në sintezën e ATP dhe ruan energjinë, veçanërisht në sistemin nervor dhe fizik.
GINSENG rrit funksionin e sistemit imunitar dhe e përmirëson atë, ndihmon në mbrojtjen e zemrës, etj. Doza e rekomanduar: 1 kapsulë në ditë për të rriturit.
Sëmundjet që parandalon Max Immun janë: ftohja, gripi dhe alergjitë e ndryshme. Max immune shurup dhe kapsulë kur përdoren me antibiotikë, fuqizojnë veprimin e tyre, parandalojnë formimin e mykut, dhe rrisin rezistencën trupore. Në dimër dhe në vjeshtë parandalojnë gripin, marrjen e të ftohtit, ndihmojnë rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes për parandalimin e infeksioneve, parandalon marrjen e infeksioneve të përsëritura.
HYPERINOL KREM
Elimino çdo shenjë në trupin tënd falë një kremi bimor çudibërës. Hyperinol krem është një nga produktet më të veçanta të New Medical Plus, krem për plagët e këmbëve diabetike, plagët dekubituese, djegiet e shkallës së parë, cikatriceve dhe çdo lloj dëmtimi tjetër të lëkurës. Falë përbërjes tepër të veçantë bimore, pa silikon, pa paraben dhe pa kortizon, Hyperinol krem është zgjidhja e vetme e këtij lloji me një efekt pothuajse 100% në çdo plagë. Disa nga funksionet e hyperinolit janë: antibakterial, antifungal, antiinflamator, analgjezik, antiviral dhe epitelizues. Përmban vaj special i standartizuar i Hypericum Perforatum, terpolimerat Akrili, vaj i Pemës së Çajit, ekstrakt Propolis, ekstrakt Centenili, vaj i standartizuar i Kalendulës, Bisabolol, Vitaminë E, Glicerinë, vaj i Nigela Satives, dyllë blete, dyllë i bardhë.
Si përdoret Hyperinol Krem?
Përdoret 2-3 herë në ditë, lyerje e hollë mbi plagë. Përse duhet të zgjedhim hyperinol krem? Ai është i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë Turke, është bimor, nuk e dëmton lëkurën dhe mund të përdoret për një kohë të gjatë. Mund të përdoret edhe në plagë të hapura.
BONAX PLUS
Bonax PLUS falë formulës së tij të re, stimulon prodhimin e indit lidhës në trup, rrit sintezën e kolagjenit. Siguron prodhimin e lëngut sinovial dhe ushqen kockat. Funksioni i Bonax PLUS është kolagjeni i tipit II, i cili është përbërësi kryesor në kartilago. Kolagjeni është proteina kryesore ndërtimore e sistemit skeletik, veçanërisht në kocka, kërce, fibra dhe nyje. Bromelaina është përbërës, i cili pakëson inflamacionin dhe numrin e leukociteve. Komponenti më i rëndësishëm i Boswellia Serrata është acidi boswellic, i cili jep kontributin më të rëndësishëm në efektin farmakologjik të kësaj bime. Përdoret në trajtimin e artritit reumatoid, dhimbjen e shpinës dhe osteoartritit.
Turmeriku njihet edhe si shafrani indian. Vepron si antiinflamator dhe antikancerogjen. Hialuronati i natriumit siguron elastinë dhe kolagjen në formimin e kërcit dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në formimin e lëngut sinovial. Acidi hialuronik është substanca kryesore e lëngut sinovial, të prodhuar nga trupi ynë për të mbrojtur kërcin artikular nga gërryerja për shkak të fërkimit. Acidi hialuronik kryesisht luan një rol në ruajtjen e lubrifikimit. Në artrit dhe raste të tjera të dhimbjeve, ilaçet që përmbajnë acidin hialuronik përdoren për të përballuar dhimbjen e nyjeve. Bonax plus merret një tabletë në ditë me një gotë ujë. Është tabletë gastrorezistente dhe pa sheqer.
SUPPORT LINE
Çdo ditë e më shumë nga puna në zyrë, nga qëndrimi në celular apo nga lodhja e tepërt fizike, ne zhvillojmë qëndrime të keqposturës dhe i krijojmë vetes probleme të rëndësishme të sistemit muskulo-skeletal. Probleme me qafën, shpinën, mesin, etj. Kemi dëgjuar dhe kemi të gjithë. Zgjidhja më e mirë është një suport ortopedik, një qafore, brezmbajtëse shpine e linjës Support Line, e cila është prodhuar nga ortopedë të specializuar, duke marrë në konsideratë këto problematika.
Ja disa nga suportet që nuk duhet t’i mungojnë jetës suaj në përditshmëri, si: Qafore e butë sfungjeri për hernie cervikale, tërheqje muskulare, osteoartrit dhe për spazma muskulare.
Rregulluese posture, për të parandaluar qëndrimin e shtrembër. Lidhëse klavikule. Siguron qëndrim korrekt të shpatullave. Përdoret gjithashtu në frakturë, atë të klavikulës dhe në shtrembërimin e tyre.
Korse lumbosakrale me rrip. Redukton dhimbjet akute apo kronike të mesit, spondilioza, ndihmon kundër dëmtimit të shtyllës kurrizore, etj.
Sholla silikoni, ndihmojnë në shpërndarjen e balancuar të peshës. Përthith forcën kundërvepruese të tokës për një ecje sa më të lehtë. Përdoren në dhimbjen e metatarseve, dhimbjen e thembrave etj.
Suport për ligamentin dhe patelën e gjurit. Përdoret në artrit, tendinite, tërheqje të muskujve dhe tendineve, probleme me meniskun, post ndërhyrjeve operative, pas dëmtimeve sportive, etj.
Suport për krahun. Përdoret në dislokime të shpatullës pas ndërhyrjeve operatore dhe në fraktura.
Suport për kyçin e dorës. Përdoret në sindromin e tunelit karpal, në tendinite, në dhimbje të kyçeve, dhe mbron kyçin pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo dëmtimeve e traumave.
Korse dorsolumbare, ofron qëndrueshmëri totate të gjithë regjonit të trungut. Përdoret në trauma vertebrale, në osteoporozë.
OPTILIFE IMMUN
Optilife është bustinë lehtësisht e tretshme në ujë, me tri përbërës: zink,Vitaminë C dhe D3. Ndihmon sistemin imunitar dhe lufton gripin. Pa ngjyrues, pa kalori, me shije portokalli. Tri përbërësit kanë veprim sinergjik në sistemin imunitar. Vitamina C ndihmon në minimizimin e lodhjes, zinku ndihmon kockat, lëkurën dhe shikimin. Vitamina D ndihmon reduktimin e dhimbjes së muskujve, forcon dhëmbët dhe kockat. Përdorimi: një bustinë në ditë tretet në 200 ml ujë në temperaturë ambienti dhe kërkon vetëm 1 minutë kohë për t’u përgatitur.
OPTILIFE
Risia më e fundit në New Medical Plus është Optilife. Një produkt që u vjen në ndihmë shumë çifte të cilët duan të konceptojnë një fëmijë të shëndetshëm, e që mundet ta marrin atë si para ashtu edhe përgjatë shtatzënisë. Por për këtë spektër të fuqishëm të Optilife, i cili është si për femrat ashtu edhe për meshkujt, po ju shpjegojmë rëndësinë e përmbajtjes dhe funksionit efektiv që ka gjatë përdorimit.
Optilife me përmbajtje coQ10, Vitaminë K2, Omega3 dhe Vitaminë D3 është një produkt, i cili u vjen në ndihmë të gjitha çifteve të reja, të cilët sapo kanë nisur hapat e para të një familjeje. Një produkt i sigurt, i aprovuar nga GMP dhe për më tepër i përdorshëm nga të dy. Rrit cilësinë e vezoreve të femrës dhe gjithashtu të spermës së mashkullit. Te meshkujt, CoQ10 rrit cilësinë e spermës, duke rritur motilitetin dhe përqendrimin e saj. Lufton infertilitetin.
Te femrat, produkti ka një veprim të dyfishtë, merret si para ashtu edhe gjatë shtatzënisë, duke ndihmuar njëkohësisht si funksionin riprodhues të nënës, ashtu edhe fetusin. Te nëna përmirëson rritjen e funksionit të ovareve, funksionin riprodhues, lufton infertilitetin. Gjithashtu, mbron zemrën e nënës, mbron sytë dhe sistemin nervor. Ndërsa te fetusi ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, në zhvillimin e shikimit dhe fuqizimin e sistemit nervor. Produkti është i sigurt për t’u përdorur para dhe gjatë shtatzënisë nga nëna. Përdoret një kapsulë në ditë pas vaktit ushqimor.
ID-alG
I përbërë nga një ekstrakt i algave kafe të detit, ID-alG është një produkt natyral, i destinuar për të mbajtur peshën ideale dhe shëndetin e mirë. Karakteristika e mekanizmit të rënies në peshë ID-alG vjen për shkak të përmbajtjes specifike të polifenoleve detare që bllokojnë aktivitetin e dy enzimave kryesore të tretjes, lipazës dhe amilazës. Ofron mbështetje efektive në humbjen e peshës, pa sjellë shqetësime në shëndet. Prodhohet në Francë, me një proces delikat të ekstraktimit me ujë. Bllokon efektivisht përthithjen e karbohidrateve dhe yndyrnave.
Studimet klinike të kryer me IdalG konfirmojnë vetitë e tij të jashtëzakonshme në kontrollin e peshës: siguron humbje të konsiderueshme në peshë, synon masën e yndyrës dhe veçanërisht yndyrën e barkut, më e vështira për t’u ulur, zvogëlon përthithjen e karbohidrateve duke ulur hemoglobinën e glukozuar, përmirëson formën e trupit, nuk ka efekte anësore. Në përmbajtje ka ekstrakt të çajit jeshil, alga ascorphyllum nodosum, ekstrakt i farave të rrushit të zi.
Është veçanërisht i përshtatshëm për gratë mbi moshën 45 vjeçe, dhe ka rezultate të mahnitshme në uljen e yndyrës së barkut dhe dhjamit të akumuluar. Rekomandohet të përdoret dy herë në ditë nga një kapsulë, para vakteve kryesore.
Aftech për shëndetin e gojës
Shumicës së njerëzve u krijohen afte, të cilat përveçse të bezdisshme, janë edhe të dhimbshme. Shumë mundësi ka në treg, por përveçse shpenzim i kotë parash, janë të paefektshme. Aftech vjen si një risi në eliminimin e afteve të gojës brenda një periudhe shumë të shkurtër. I përbërë nga acide të ndryshme të kombinuara së bashku në mënyrë sa më të padëmshme dhe efikase, ai përmban 1,5 ml acide dhe 20 kotoneta të vogla për aplikim. Përdorimi: laget maja e pambukut në grykën e shishes së vogël dhe aplikohet vetëm tek afti derisa të thahet. Mund të aplikohet deri në 2-3 herë në ditë në të njëjtën zonë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.