Këshilla & Arsye

November 7, 2017 | 9:05

“Unë kam frikë se i kalova ankthin tim vajzës sime…”

1

“A keni parë ndonjëherë një grup patash në një fushë duke kullotur, ku gjithmonë njëra prej tyre e mban kokën lart duke vëzhduar përreth? 

Kjo, pra jam unë. Gjithmonë kam qenë e frikësuar. Më saktë ankthioze. Mendja ime ngjante me një sirenë urgjence që rri gjithmonë ndezur për të keqen që mund të ndodhte. 

Vajza ime e madhe vuajti shumë prej kësaj. Isha shumë e shqetësuar për gjithçka. Udhëtimin e saj të parë me aeroplan. Ditën e saj të parë të shkollës. Fjetjen e saj të parë tek shoqja.  Mendoja se po të arrija të parashikoja çdo gjë që mund të shkonte keq, edhe gjërat më të vogla, atëherë ndoshta mund t’a shmangja të keqen. Por kjo nuk është e mundur pasi do të ketë gjithmonë diçka që do të shkojë keq.

Më e mira që mund të bëni është t’u jepni vetëbesim fëmijëve tuaj. Unë kam frikë se i kalova ankthin tim time bije, sepse kur mami gjithmonë ka frikë nga bota, bota bëhet diçka nga e cila ke frikë”./Humans of New York

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top