Në fokus

July 19, 2018 | 10:53

Nga Adelina Pjetra: Familja themeli i gjithçkaje në jetë!

Të dashur prindër! Ne dëshirojmë t’iu kujtojmë që fjalët magjike të tilla si; “PËRSHËNDETJE”, “TË LUTEM”, “FALEMINDERIT”, “MË FAL” të gjitha fillojnë të mësohen në shtëpi.

Gjithashtu në SHTËPI fëmijët mësohen të jenë të sinqertë, të respektojnë oraret, të tregojnë simpati për miqtë, si dhe të tregojnë respekt për më të rriturit dhe për të gjithë mësuesit.

SHTËPIA gjithashtu është vendi që i mëson të jenë të pastër, të mos flasin me gojën e mbushur plot me ushqim, dhe kur/ku dhe si duhet ti hedhin mbeturinat.

SHTËPIA është gjithashtu vendi ku fëmijët mësojnë të jenë të organizuar, të kujdesen për lodrat dhe veshjet e tyre dhe që nuk është mirë të prekin apo marrin gjërat e të tjerëve.

NË SHKOLLË nga ana tjetër mësojnë, gjuhë, matematikë, histori, gjeografi, fizikë, shkencë dhe edukim fizik. Shkolla vetëm përforcon edukimin që fëmijët kanë marrë NË SHTËPI nga prindërit e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top