Dëshmi

July 19, 2018 | 10:51

Poemë migjeniane në shekullin 21, Sonila, vogëlushja që ka nevojë për ndihmë në repartin e onkohematologjisë

Nga Orjona TRESA

Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” një sentencë domethënëse për kë jeton frikën dhe tmerrin nga skamja.

Ajo është vetëm një vjeç, dhe as që mund të gjykojë në mendjen e saj engjëllore se çfarë janë këto situata ku ajo dhe familja e saj gjenden. Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, motakja Sonila duhet të përballet në luftë për jetën. Është shtruar në repartin e onkohematologjisë në spitalin pediatrik “Nënë Tereza”. Pamundësia ekonomike e bën ta kalojë me vështirësi gjithçka ndesh aty. Një mesazh i përcjellë gjegjësisht në rrjetet sociale e bën të nevojshme thirrjen për vëmendje dhe mbështetje të saj dhe familjes së vogëlushes.

letra

Kjo letër është ndër rastet më të dhimbshme … nisur nga pamundësia për t’u veshur, që s’ka një fustan të dytë për vajzën, ushqime për dy fëmijët e tjerë, me kaq shumë e shumë halle dhe me Sonilën e vogël 1 vjeç, duke u përballur me sëmundjen e rëndë, me të vetmin fustan që ka, laj-thaj, kaq ditë shtruar në onkohematologji.

Pra, nëse dikush mundet ta ndihmojë, gjithçka në çdo lloj mënyre do të ishte ndihmë për ta. Ju lutem kontaktoni në këtë numër për t’u lidhur me familjen e vogëlushes Sonila.  +355 69 725 5555.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top