Në fokus

February 26, 2018 | 8:23

Nga Adelina Pjetra: Sekretet e psikoterapisë, fuqia shëruese e mençurisë klinike

 

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Çfarë ndodh në të vërtetë në psikoterapi?

Përgjigja për këtë pyetje është e ndërlikuar. Dhe varet pjesërisht nga lloji i veçantë i psikoterapisë që kërkon. Por një gjë që psikoterapia mund të bëjë, nga përvoja ime, është të transmetojë tek pacientët disa pika të caktuara dhe të vërteta, sekrete thelbësore për të jetuar një jetë më të pasur, të plotësuar, kuptimplotë, të kënaqshme, krijuese, të balancuar dhe psikologjikisht të shëndetshme.

Cilat janë disa prej këtyre sekreteve të mirëmbajtura të Psikoterapisë?

Për më shumë se një shekull, psikoterapeutët i shërbejnë vuajtjeve tona psikologjike, ekzistenciale dhe shpirtërore me një sukses të konsiderueshëm. Psikoterapia ka rrënjë të thella në shumë fusha, duke përfshirë mjekësinë, psikiatrinë, psikologjinë, biologjinë, neurologjinë, si dhe filozofinë, sociologjinë dhe teologjinë. Duke filluar me.. dhe më pas duke u ndërtuar me psikologjinë e thellë të Frojdit dhe Jungut, pacientët e psikoterapisë kanë qenë të privuar nga një thesar i sekreteve tradicionale psikologjike, filozofike dhe shpirtërore që ndihmojnë në kuptimin dhe lundrimin në mënyrë të sigurtë përmes traumave, krizave dhe vuajtjeve të pashmangshme të jetës, duke i vendosur ato në rrugën drejt shërimit dhe tërësisë. Në botën e psikoterapisë, i referohemi sekreteve të tilla duke i quajtur  “mençuria klinike”.

psychotherapist-oakville-ontario

MENÇURIA KLINIKE është një koleksion arketipik i njohurive psikologjike, filozofike, ekzistenciale dhe shpirtërore të grumbulluara dhe të fituara nga pikëpamja kolektive të nxjerra dhe të distiluara nga praktika ose hulumtimi psikoterapeutik, si dhe nga tradita të tjera shëruese. (Në fushën e psikopatologjisë, për shembull, përkundër sfidave të saj, DSM-lV-TR është një përmbledhje bashkëkohore me mençuri të madhe dhe të paçmuar në lidhje me simptomatologjinë përshkruese, kursin tipik, demografinë, diagnozën dhe trajtimin e çrregullimeve mendore). Kjo mençuri e çmuar klinike është dhënë, transmetuar  nga psikoterapisti tek studenti ose dishepulli, nga trajnimi i analistit tek trajnuesi, nga profesori në studentë, nga supervizori tek i supervizuari, nga autori tek studenti, duke u rritur më shumë, duke u zhvilluar, evoluar dhe transmetuar me kalimin e kohës. Pak nga kjo kohë e nderuar  për këtë mençuri klinike  janë të zakonshme, pragmatike, konkrete dhe të zakonshme, ndërkohë që disa mund të duken më esoterike, misterioze, shpirtërore ose filozofike.

Leximi për sekrete të tilla sigurisht nuk është zëvendësim për psikoterapinë reale. Por secila nga këto sekrete thelbësore përmban një mençuri të fuqishme, potencialisht të dobishëm klinikisht për ata që janë të hapur ndaj tij. Dhe, shpresoj,që këto sekrete të përzgjedhura rastësisht mund të nxisin interesimin për atë, që për shumë njerëz, është procesi i errët, frikësues, misterioz i psikoterapisë.

Më poshtë, në një mënyrë jo të veçantë, janë disa sekrete shumë të qarta, kapsula të fuqishme terapeutike të mençurisë klinike, të cilat, kur gëlltiten me dëshirë, treten dhe asimilohen psikologjikisht, mund t’ju ndihmojnë të krijoni një jetë më të vetëdijshme dhe të kënaqshme në këtë moment të jetës tuaj, por edhe më tej.

Ajo që ne nuk e dimë mund të na dëmtojë.

E “pavetëdijshmja” siç pohon Sigmund Freud, është “e panjohura” ose “ajo që nuk di”. Kjo pjesë e përvojës subjektive është e errët, e padukshme ndaj vetëdijes, së paku “për momentin”. Ajo përbëhet kryesisht nga pjesët e vetes që ne i mohojmë, disociojmë, përbuzim, denigrojmë, frikësohemi dhe që në përgjithësi shtypim. Ajo që ne shtypim kthehet pas duke na përndjekur si një hakmarrje. Filozofi Friedrich Nietzsche foli për këtë fenomen si “kthimi i të shtypurve”. Mohimi ose disocimi janë mekanizma mbrojtës shtypës, dhe shërbejnë për disa funksione të nevojshme në aspektin e ruajtjes së shëndetit mendor. Por, kur një pjesë e rëndësishme e vetes mohohet në mënyrë kronike ose disociohet (dmth. shtypet dhe bëhet e pavetëdijshme), “pulat proverbale” përfundimisht vijnë në shtëpi të piqen. Nëse, për shembull, dikush gjithmonë e mohon zemërimin e tij, këto ndjenja do të dalin në sipërfaqe 10-fish më të fuqishme, veçanërisht nën stres, ndonëse arsyeja dhe intensiteti i zemërimit të tyre mund të jetë i paqartë dhe i papërshtatshëm për rrethanat aktuale. Ky territor i errët dhe i pabesë, në të cilin këto “pula” të shtypura/represuara – ose, më shumë të përshkruara si ‘demonët’ janë dëbuar – është ajo që Jung i referohet si “hije”. Është e lidhur edhe me atë që Rollo May e quajti “demoniake”.

Demoniakja, sipas May, “është çdo funksion natyror që ka fuqinë për të marrë përsipër, të pushtojë  tërësinë e një personi. Seks dhe eros, zemërimi dhe tërbimi dhe dëshira për pushtet janë disa shembuj”. Demoniakja, sipas përkufizimit, mund të jetë edhe shkatërrues dhe krijues. Kur demoniakja zakonisht është e mohuar, bëhet më negative dhe e rrezikshme.

Por kur pranojmë praninë dhe realitetin e saj, ajo mund të jetë burimi jetësor i energjisë, forcës, fuqisë, shpirtërore dhe kreativitetit. Kjo mund të thuhet për të pavetëdijshmen në përgjithësi.

Pra, është shumë e rëndësishme të mësojmë të dëgjojmë me shumë kujdes të pavetëdijshmen e dikujt, dhe të asaj që ka për të thënë për atë që po ndodh në psikikë tani dhe çfarë duhet të ndodhë në të ardhmen, si nga brenda dhe nga jashtë.


1Meditimi, vëmendja dhe puna me ëndrrat janë të gjitha metoda të dëgjimit dhe dallimit të pavetëdijes. Sekreti është që të merret seriozisht e pavetëdijshmja (dhe komplekset e saj), duke e trajtuar atë me respekt dhe me ndjenjë të misterit, frikës dhe kureshtjen që meriton. Dhe për të njohur më në fund pa dobishmërinë  e shtypjes/represionit, në vend që t’i lejojmë vetes të përjetojmë me vetëdije emocionet teksa ato  lindin, ndërkohë që në të njëjtën kohë të mësojmë të ndalojmë midis stimulit dhe reagimit në vend që të veprojmë refleksivisht mbi to. Ne kemi si lirinë edhe përgjegjësinë për të zgjedhur se si i përgjigjemi ndjenjave tona. Por kjo, si çdo aftësi tjetër, i duhet praktikë.

Jeta nuk është domosdoshmërish e drejtë.

Kjo është diçka që psikologu klinik Albert Ellis, krijuesi  i Terapisë Racionale Emocionale(RET), Terapisë Racionale Emotive Sjellore  (REBT) dhe një nga themeluesit e Terapisë Konjitive-Sjellore (CBT) , ua bëri të qartë në mënyrë të dhimbshme pacientëve të tij. Kjo është gjithashtu diçka që Buda foli rreth disa mijëvjeçarë më parë: Për aq sa ne presim (ose kërkojmë) që jeta të jetë gjithmonë e drejtë, për shembull, ne pa dashje po e vendosim veten në një pozicion për zhgënjim, zemërim dhe frustrim. Zgjidhja që ofron Buda –dhe budizmi mund të shikohet njëkohësisht si shpirtërore dhe në sistemin psikoterapeutik –që të bëhet më pak “e atashuar” ose “e dëshiruar” për një jetë e të qenit e drejtë –ose të çdo mënyre tjetër, që ka rëndësi. Jeta është ashtu siç është. Më e mira është ta jetojmë jetën ashtu siç vjen ,pa shumë pritshmëri apo parashikime. Jeta ndonjëherë mund të jetë e drejtë ,dhe për të tjerët, e pa drejtë. E mirë dhe e keqe. E gëzueshme ose tragjike. Me kuptim ose pa pikë kuptimi. Nocioni naiv, i keqkuptuar i epokës së re të karmës – ajo që po ndodh rreth e rrotull të vjen mbrapsht – nuk funksionon gjithmonë në realitet ashtu si besojmë ne se duhet. Më shumë se si ne mund të dëshirojmë të jetë.

Vuajtja është pjesë e të jetuarit.

Woman doctor that examination

C.G.JUNG një herë shkroi që:  “Neuroza është gjithmonë një zëvendësues i një vuajtje legjitime”. Ne tentojmë të përpiqemi të shmangim dhimbjet dhe vuajtjet, në çdo mënyrë që të mundemi. Dhe e shikojmë vuajtjen si diçka që nuk duhet të jetë pjesë e jetës. Por është, dhe gjithmonë do të jetë. Sekreti për t’u përballuar me vuajtjen ose dhimbjen është që të dëshirosh ,të kesh vullnet të guximshëm që ta pranosh dhe ta përjetosh atë, në vend që ta shmangësh vazhdimisht, gjë që vetëm krijon vuajtje shtesë në formën e simptomave të ndryshme psikiatrike. Ashtu si në rastin e varësisë, për shembull. Pra, pranoni vuajtjen kur  ju vjen në jetën tuaj, dhe shikoni se çfarë ju mëson për veten tuaj,për të tjerët dhe jetën. Ndjejeni atë. Menaxhojeni me medikamente në mënyrë të përshtatshme kur është e nevojshme, si në rastin e dhimbjeve kronike fizike, sulmeve të panikut ose depresionit të rëndë. Nuk ka nevojë për të krijuar vuajtje mazokiste, meqenëse jeta na siguron shumë të tilla për të përjetuar për secilin nga ne. Sekreti është të zgjedhësh të vuash me vetëdije. Me Guxim. Me dëshirë. Sa më shumë vuajtje që mund të pranojmë dhe tolerojmë, aq më shumë mund të bëhemi të aftë për dhembshuri dhe arrijmë të bëhemi më të fortë brenda vetes. Për të cituar Nietzsche: “Ajo që nuk më shkatërron, më bën të fortë”.

Ankthi nuk është gjithmonë neurotik.

Shëndeti mendor nuk është i përcaktuar nga mungesa e ankthit. Përvoja e ankthit është universale. Askush nuk është imun ndaj tij. Ankthi është një pjesë e pashmangshme e gjendjes njerëzore. Ashtu si antropologu Ernest Becker propozon në “Mohimin e Vdekjes” (1973), frika e vdekjes është arketipale dhe pervazive, dhe nënkupton, qoftë fjalë për fjalë apo simbolikisht, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të gjitha format e tjera të ankthit. Ndërkohë që ka shumë të vërteta në teorinë e Becker, unë nuk pajtohem që çdo ankth mund ose duhet të reduktohet në “ankthin e vdekjes”. Në çdo rast, çelësi është se si ne përballemi me ankthin, ose çfarë terapistët ekzistencialë e quajnë “ankthi ekzistencial”. Duke u përpjekur për tu larguar nga përvojat e ankthit kjo si rrjedhojë pengon rritjen,  pengon zhvillimin, e kufizon intimitetin, e frenon kreativitetin dhe është ajo që zakonisht është vetë sjellja e varësisë dhe  sjellja fobike.

medecine-psychosomatiqueKronikisht shmangia ose shtypja e ankthit ekzistencial shkakton ankth neurotik ose patologjik, siç janë fobitë dhe sulmet e panikut. Sekreti për ta përballuar pozitivisht ankthin është pranimi i tij, tolerimi i tij, dëgjimi i mesazhit të tij dhe të mësosh për të kanalizuar energjinë e tij të madhe në mënyrë konstruktive. Ankthi mundet, kur përdoret siç duhet, të motivojë, të aktivizojë, dhe të gjallërojë. Dhe kjo është e lidhur ngushtë me kreativitetin e të gjitha llojeve. Ashtu si filozofi Soren Kierkegaard njohu, “Ankthi është mësuesi ynë më i madh”. Ai gjithashtu e quajti ankthin “marramendje e lirisë”. Çelësi është që fillimisht  të transformoni qëndrimin tuaj negativ ndaj ankthit. Ta normalizoni dhe jo ta bëni patologjike atë. Për ta mirëpritur dhe jo për tu larguar prej tij. Për ta toleruar , kurdoherë që është e mundur, në vend që ta mjekoni atë. Për ta përqafuar në vend që të ikni -shmangeni prej tij. Të përpiqeni ta kuptoni më tepër sesa ta largoni nga vëmendja kuptimin e saj psikologjik, shpirtëror dhe ekzistencial. Kjo mund të bëjë të gjithë ndryshimin në trajtimin e ankthit “normal” dhe “neurotik”.

Ka një dallim midis FATIT dhe FATIT që është e shkruar të ndodhë në të ardhmen. Përgjegjësia personale është diçka që pacientët e psikoterapisë luftojnë me të çdo ditë.

Sa prej asaj që ndodh në jetën time jam unë përgjegjës për të?

Disa marrin mbi supe shumë përgjegjësi. Të tjerë shumë pak. Për shembull, të gjithë prindërit kanë gabime, mangësi, dobësi. Siç kanë edhe pika të forta. Disa janë më me gabime se të tjerët. Ky është fati i barazimit, ose ajo që unë e quaj fati i dikujt. Ne nuk i zgjedhim prindërit tanë. Ose vëllezërit e motrat. As nuk zgjedhim të lindim. Ne jemi, siç thonë ekzistencialistët, “ të hedhur” në këtë botë dhe nuk kemi zgjedhje apo përgjegjësi për këtë çështje. Prindërit dhe familja që ne lindim përfshin një pjesë të fatit tonë. Ashtu si gjenetika jonë, gjinia, temperamenti, talentet, kufizimet, dobësitë etj. Fati përbëhet nga të dhënat e pandryshueshme me të cilat ne lindim – dhe nga fakti i lindjes në vetvete, në një vend të veçantë në një pikë të caktuar në histori. Ashtu siç është edhe pashmangshmëria e vdekjes. POR FATI QË ËSHTË I SHKRUAR TË NDODHË NË TË ARDHMEN ËSHTË I NDRYSHËM. Në fakt është ajo që ne bëjmë me fatin tonë. Fati i të ardhmes  është se si luajmë letrat me të cilat kemi në dorë. Prindërit tanë na sjellin në këtë botë. Gjenet tona përcaktojnë shumë për ne. Por kush jemi bërë ne, deri në kohën që do e lëmë këtë botë, varet nga ne. Ne nuk jemi përgjegjës për fatin tonë. Por ne jemi përgjegjës për fatin tonë të ardhshëm.

Nuk mund të marrim ujë nga hëna.

4

Kjo është një thënie e vjetër Japoneze. Hëna, për aq sa ne dimë, është një shkretëtirë e thatë, një top i pajetë (edhe pse i bukur) me pluhur që është rreth Tokës. Përpjekja për nxjerrjen e ujit nga hëna do të ishte budallallëk. Në të njëjtën mënyrë, siç do ishte përpjekja për të marrë “gjak nga guri” e cila është një marrëzi dhe një gjë e kotë. Por kjo është pikërisht ajo që shumë prej nesh bëjnë kur bëhet fjalë për marrëdhënie intime.

Ne përpiqemi t’i detyrojmë të tjerët që të na japin dashurinë. Ne manipulojmë. Ne pretendojmë. Ose ne lutemi. Dhe kërkojmë. Ose me durim presim, duke shpresuar me dëshpërim që një ditë, dashuria që kemi kaq shumë etje do të sigurohet. Ndërkohë, ne shpesh biem dakord edhe për thërrimet e saj.

Në gjuhën e terapisë së sjelljes, kur një sjellje e tillë kërkuese e vazhdueshme përforcohet rastësisht dhe pa ndërprerje, bëhet shumë rezistente ndaj zhdukjes. (Në anën tjetër, mençuria klinike e modifikimit të sjelljes na tregon se për ta bërë dikë që të ndalojë së mërzituri ju, duhet të ndaloni çdo përforcim të rastësishëm dhe të përhershëm të sjelljes së tyre të padëshiruar, p.sh., ndonjëherë duke iu përgjigjur telefonit.)

Ajo që ne shpesh nuk e kuptojmë është se ky individ nga i cili kërkojmë dashuri dhe mbështetje është, për ndonjë arsye apo tjetër, emocionalisht i padisponueshëm dhe nuk do të na japë vazhdimisht atë që duam. Kjo është zakonisht ajo që ndodh kur prindërit e gjymtuar emocionalisht ose të pakujdesshëm nuk janë në gjendje ose nuk duan ti japin fëmijëve të tyre dashurinë që ata kanë nevojë dhe meritojnë. Këta fëmijë të uritur për dashuri në mënyrë kompulsive përpiqen të marrin “ujë nga hëna”.

Nëse dikush është vërtet duke kërkuar një pije me ujë, hëna ndoshta nuk është vendi i duhur për të shkuar. Pa marrë parasysh sa thellë një person gërmon për ta kërkuar, thjesht nuk ka ujë për t’u gjetur atje. Më mirë të shikosh diku tjetër për ujin e jetës. Pa marrë parasysh se sa vështirë ne përpiqemi, qoftë në çështjet e zemrës apo në çështje të tjera, shpesh përpjekjet tona më të mira, durimi, mirësia dhe këmbëngulja nuk shpërblehen kurrë. Herë të tjera, ajo mundet.

Ndërsa një psikiatër e shprehu me padurim diskutimin e ndjekjes së vazhdueshme të pacientit të sëmurë nga dashuria për një grua, me gjithë refuzimin e saj të gjatë: “Ndonjëherë vendosni çerekun tuaj të monedhës në makinerinë e kafesë dhe asgjë nuk del”. Ose si këngëtari i vjetër i Kenny Rogers-it;- Bixhozçiu vazhdon ”Duhet të dini kur duhet ta mbash atë, dhe duhet të dish di kur ta lësh. Të dish kur duhet të largohesh fare. Dhe të dish kur të duhet të vraposh” prej lojës.

 

Adelina Pjetra

Psikologe Klinike , Terapiste EMDR & BWRT

Cel:0697482338

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top