Këshilla & Arsye

April 17, 2018 | 8:36

Nga Afërdita Bano: “Forma e ujit”, kur emocionet marrin formën që u takon

 

A mund të kenë emocionet formë? Universi ynë më intim, çka ruajmë në thellësi të qenies sonë, a mund të ndikojë shqisat tona? Përgjigja me shumë gjasa është pozitive.

Afërdita Kulla Bano, Msc. Psikologe Këshillimi

Afërdita Kulla Bano, Msc. Psikologe Këshillimi

Psikika jonë mund të kushtëzojë shikimin tonë mbi realitetin e botës që na rrethon. Këtyre pyetjeve duket sikur i jepet qartë përgjigje në historinë e një filmi, fitues së fundmi i 4 çmimeve Oskar, “Forma e ujit”. Në qendër të kësaj historie aspak banale, në limitet e përrallores ekziston ndjenja më antike e botës, e cila lejon civilizimin dhe mbijetesën: Dashuria.

the-shape-of-water-sow-one-sheet_rgb

Ngjarja në dukje është e thjeshtë. Ajo flet për lindjen e një marrëdhënie të veçantë, e cila gjenerohet nga dy qenie tepër të ndryshme së jashtmi. Në këtë film shihet qartë se dashuria nuk mund të ndalet, ajo mund të lindë kudo dhe midis kujtdo dhe kjo nuk është diçka për t’u pasur frikë apo për t’u mbajtur larg, pasi gjithkush mund të falë dashuri. Kolona zanore e filmit ka një rol tepër të rëndësishëm pasi duhet të reflektojë historinë, e cila zhvillohet pa dialog mes protagonistëve. Të dy protagonistët e kësaj historie dashurie nuk flasin, por arrijnë të komunikojnë më mirë se të gjithë personazhet e tjerë. Në të vërtetë, dashuria nuk ka nevojë për fjalë, të dashuruarit thjesht duan të humbasin te njëri-tjetri.

Elementi i ujit është tepër i rëndësishëm, pasi uji ashtu si dashuria nuk njeh kufij, racë apo ngjyrë dhe mundet t’i bëjë ballë çdo barriere e mbi të gjitha diskriminimit.

Për të mos rënë pre e paragjykimit e diskriminimit duhet ta lëmë mendjen tonë të lirë, pa forma e pa limite, ashtu si uji. Nëse ujin e hedhim në një gotë, ai bëhet vetë gota, e nëse e hedhim në një çajnik, ai bëhet çajnik. Ashtu si uji nuk duhet të kemi ngjyrë, shije apo një formë të vetme, por duhet t’i ndërtojmë e përshtatim ato mbi qenien tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top