Një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga rreziku që sjell mungesa e hekurit në organizëm. Gjysma e popullsisë konsumon më pak se gjysmën e sasisë së rekomanduar (RDA), ndërsa akoma më pak njerëz marrin mjaftueshëm hekur nga dieta e tyre.
Simptomat e mungesës janë shenjat e bardha mbi thonj, mungesa e urisë ose mungesa e kontrollit të urisë, infertiliteti, mungesa e rezistencës ndaj infeksioneve, dobësia përfshirë rritjen e flokëve, lëkurën, aknet, dermatitin, plus probleme mendore dhe emocionale.
Mungesa e zinkut luan një rol në pothuajse çdo sëmundje madhore, duke përfshirë diabetin dhe kancerin.
Zinku është i nevojshëm për të prodhuar insulinën, për të rritur e përforcuar sistemin imunitar dhe për të prodhuar enzimat anti-oksidante SOD (sud peroxide dismutase).
Është kërkuar gjithashtu për të prodhuar prostaglandinën nga yndyrnat esenciale. Këto substanca të ngjashme me hormonet ndihmojnë në kontrollin e tyre dhe të inflamacionit si dhe trashësinë e gjakut.
Roli kryesor i zinkut është mbrojtja dhe riparimi i ADN-së , dhe për këtë arsye është gjetur në nivele të larta tek kafshët, peshku dhe tek bimët. Kafshët kanë nivele më të larta të AND-së.
Dieta vegjetariane është e ulët në zink. Midhjet njihen si përforcues. Ato gjithashtu janë burim i lartë në zink, duke siguruar 15mg për midhje.
Si për meshkujt dhe për femrat, zinku është esencial për fertilitetin.
Shkëputur nga libri “Jeto shëndetshëm”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.