Mirëqenie

May 11, 2018 | 8:10

Të gjithë në shtrat, të fjeturit bashkë me fëmijët do të mbetet modë

Fëmijët kërkojnë përkëdhelje, prindërit i mbështesin. A ka vend për ndjenjë faji?

bambini-dormire-lettone-640x360

Pa kaluar mirë mbrëmja, e kanë të nevojshme që të shkojnë në shtrat në mes të natës ose në agim. Ashtu përgjumësh, shkojnë ku i thërret zemra, të nëna dhe babai në shtrat. Personi i parë që 4 nga 5 fëmijë kërkojnë sapo hapin sytë është mamaja. Shoqëria e babait preferohet kur shkojnë në shtrat. Të fjeturit të gjithë bashkë në shtrat nuk është një risi. Vijon të mbetet një tendencë nga dhjetëra e qindra studime që bëhen.

Kjo sjellje është parë si një dobësi nga ana e prindërve. Një studim i kryer nga Stony Brook University në Nju Jork ka treguar se të fjeturit bashkë e ndihmon fëmijën të ndjehet i përqafuar nga përkëdheljet dhe aroma e prindërve dhe nuk ndikon në zhvillimin psikologjik dhe relacional të fëmijës.

Studimi ka vëzhguar pothuajse njëmijë çifte, të cilët praktikonin ndarjen e shtratit me fëmijët e tyre, duke treguar se “të vegjlit nuk kishin vështirësi në asnjë aspekt të jetës së tyre”. Dhe kaq. Sipas studimit nga PerDormire, organizuar me rastin e festivalit Nënës 2018, i kryer në një kampion prej 800 familjesh italiane të ndara në mënyrë të barabartë veri, jug dhe qendër, 1 në 2 çifte deklaruan se i pranonin fëmijët e tyre në shtrat. Një trend që vazhdon edhe pas moshës 5-vjeçare të fëmijëve, me përjashtime deri kur arrijnë kulmin e 13 vjetëve.

54% e rasteve pohojnë se këtë praktikë e bëjnë për të kompensuar kohën e munguar gjatë ditës me fëmijët. Kështu që ata e konsiderojnë atë një gjest dashurie për t’i treguar afërsinë e tyre. Duke kaluar në dallimet gjinore, janë fëmijët meshkuj (58%) që duan më shumë të flenë pranë mamit dhe babait, ndërsa femrat janë më të pavarura, e nuk e kanë fare problem të flenë në dhomën e tyre të gjumit.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top