Psikofakt

October 3, 2017 | 11:47

Nga Anxhela Peza: Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë!

Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë! Mësohu me idenë që çfarëdolloj gjëje që të bësh, për një pjesë gjithmonë do jetë e gabuar, pikërisht sepse je femër.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

E nëse je edhe e bukur, akoma më keq.

Nëse vishesh keq, do thonë: S’di.

Nëse vishesh bukur, do thonë: Do që të dukesh?

Nëse nuk arrin diçka do të të thonë, e paaftë, dhe akoma më keq, nëse arrin diçka do thonë: Kush e di ç’ka bërë që arriti aty?!

Je gjithsesi e dënuar nga fjalët e njerëzve. Do të flasin për ty të gjitha femrat që të kanë zili, e në thelb duan të jenë si ty, por nuk e arrijnë dot.

Do flasin për ty dhe ato pseudo meshkuj që nuk kanë shansin më të vogël me ty dhe e dinë, ndaj e vetmja gjë që ju mbetet është përsëri të flasin.

Dhe më të ndyrët janë ata të cilët të qeshin në sy e bëjnë sikur të duan, e mezi presin të vjellin vrer prapa shpine.

Mos u mërzit! Janë pikërisht aty ku duhet të jenë. Mbrapa teje.

Jeta është shumë e shkurtër dhe shumë e bukur për të menduar për të tjerët.

Puno për veten, vishu për veten, mendo për veten, jeto për veten!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top