Një familje e shëndoshë është meritë e edukimit të nënës!
Anxhela Peza, psikologe
Në një takim me dy mikeshat e mia të çmuara Eliana dhe Hilda, biseduam që djali i Hildës ishte bërë me fëmijë. Dhe ajo e telefononte shpesh të birin për ta pyetur për nipin e për nusen. I linte porosi: Ndihmoje nusen! E ndihmoj, i thoshte ai. Jo mami bëj maksimumin! Ndihmoje më shumë, bashkëpuno mos e lër vetëm, lëre të çlodhet, qëndroi pranë! Jep më të mirën nga vetja! Pa merak mami këtu me të jam. E di bir e di por përpiqu më shumë, jep maksimumin tënd. Dhe këmbanat e mia ranë gjithëandej…..
“Kur një grua bëhet kurban është alarm për gratë e tjera”
Kurrë një burrë nuk është mjaftueshëm sa një grua. Dhe kurrë një baba nuk është mjaftueshëm sa një nënë. Ka baballarë që jua vrasin fëmijëve përditë nënat, me fyerje, sharje, stërmundime në punë shteti e punë shtëpie në rritje fëmijësh dhe përgjegjësinë të ketë trurin sa 20 giga ram për çdo gjë. Ka baballarë që ia rrahin nënën përditë në sy, ia përshtyjnë e ia shkelin me këmbë dhe kërcënojnë fëmijët të rrinë me babain e të urrejnë nënën e tyre.
Ka baballarë që ia vrasin nënën në sy dhe i thonë: ti ke babin.
Ti burrë vrasës, edhe në u paç rritur nga një baba dhunues, do kishe fijen e zemrës mos t’i bësh gruas tënde atë që babai yt ia bënte nënës tënde.
Njeriu më i ligë është ai që vë veten para fëmijëve. I vrau vajzën atyre prindërve, i vrau nënën fëmijëve të vet, dhe na vrave dhe ne grave sot.
Qofshin NËNAT të lartësuara në këtë botë e në botën e përtejshme.
NËNAT janë zoti në tokë për fëmijët e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.