Mirëqenie

January 29, 2020 | 8:20

Nga Anxhela Peza / Zbuloni si të ndryshoni jetën tuaj

Një nga pritshmëritë kur ulesh në kolltukun përballë psikologut është të njohim më shumë për veten tonë, e nëpërmjet saj të mund të përmirësojmë suksesin në marrëdhënie me vetveten e më pas me të tjerët. Në dukje vjen sikur ne nuk jemi të aftë apo jemi shumë larg kësaj gjëje.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Raporti me veten është një proces kompleks dhe aspak i lehtë. Ne shquhemi si popull social dhe ndërveprojmë shumë me të tjerët, e për veten tonë nuk është se kemi shumë kohë. Sot ka një histori botimesh, vërtetimesh, informacione pafund nëse ne kërkojmë diçka për të cilën kemi nevojë. Ose e shikojmë si element ndihmues për të zbuluar më shumë rreth vetes sonë. Ama gjithsecili prej nesh njeh pikat e forta të vetvetes, e kjo është e rëndësishme për të sjellë ndryshime pozitive në jetën tonë.

Armiqtë e vetes

Pritja-zgjidhja të vijë vetë: Shpeshherë neglizhojmë për t’i gjetur zgjidhje problemit, duke pritur që zgjidhja të vijë vetë, e jo të ndërmarrim ne ndonjë veprim. Gjë e cila e mban situatën stabël ose e përkeqëson, sepse nuk parandalohet. Duke pritur Godonë, pa kuptim.

Pesimizmi: Mund të ndodhë të ekspozohesh përballë vështirësive dhe shqetësimeve gjatë jetës. Kjo mund të sjellë një lloj pesimizmi tek njeriu se nuk ia del dot mbanë, e kështu qëndron në një gjendje se jeta nuk është treguar e mirë më të.

Shpresojmë që dikush të zgjidhë problemin tonë me magji: Me disa njerëz jeta mund të jetë treguar bujare, duke i vënë njerëz në dispozicion për t’i zgjidhur problemet.

Vendimet e gabuara: Shpesh marrim vendime që ndikojnë në jetën dhe në humorin tonë. P.sh: dëshirojmë të studiojmë degë tjetër, por për t’i bërë qefin prindërve, kryejmë një tjetër shkollë, pasojat e të cilave janë të rënda. Sipas studimeve të fundit, psikologët kanë pasur prirjen të citojnë disa këshilla praktike dhe të thjeshta për t’u asimiluar si informacion nga gjithkush.

Gjërat fitohen: nuk mund të pritet se jeta ka ndodhi të mira e të bukura duke rënë nga qielli. Investimi më i mirë, e bën jetën tënde më të lehtë. Që këtu nis të bësh një hap përpara. Njeriu duhet të ketë ambicie në të mirën e vetes së tij. Reago ndaj atyre zakoneve që të shpien drejt një rruge që nuk të pëlqen. Sepse ndodh që në jetë të mos ndodhin gjëra që t’i sjell vetë jeta, por zakonet tona.  Mënyra jonë e të jetuarit.

Investo në dije: të investosh në dije rrit aftësinë mbi njohjen dhe mundësimin e gjërave që dëshiron të arrish. Dija është e çmueshme në jetë në çdo aspekt, njerëzor, fetar, shkencor, etj.

Metoda e copëtimit të problemit të madh në atë të vogël: kjo ka një dobi të veten, pasi kur problemi është i vogël, ne kemi mundësi të orientohemi më mirë me të.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top