Këshilla & Arsye

January 29, 2020 | 8:18

Udhëto sa më shumë të mundesh: paratë mund të kthehen, koha dhe emocionet jo

 

Secili prej nesh mban një sirtar ëndrrash. Disa, herët a vonë, arrijmë t’i realizojmë; të tjerat ndoshta jo. Gjëja më rëndësishme, që e themi shpesh dhe e përjetojmë në lëkurën tonë, është të provojmë, sepse vetëm kështu mund të jemi të sigurt që nuk do të pendohemi.

udhetimi

Nuk është thjesht një mënyrë të thëni. Marrim për shembull një udhëtim, një nga ëndrrat më të zakonshme të shumë njerëzve. Shpesh shtyhet për mungesë kohe ose nga frika se do të shpenzoni shumë para, por a jemi vërtet të bindur që ky është qëndrimi i duhur për t’u përshtatur? 

Udhëtimi është një aspekt i jetës që nuk duhet kurrë, por kurrë të mohohet.

Udhëtimi, në thelb, nënkupton të jetosh, të shijosh plotësisht atë që bota na vë në dispozicion. Natyra, njerëzit, ushqimet, zakonet: të qëndrojmë pa lëvizur në një vend për gjithë jetën, thjesht sepse ndoshta kjo na bën të ndjehemi të sigurt dhe të mbrojtur, është padyshim një qëndrim reduktues, sepse duke vepruar kështu ne bëhemi të verbër. Nuk vëzhgojmë më asgjë, marrim gjithçka si të mirëqenë, dhe thjesht duke përjetuar një udhëtim, me pasurimin që sjell, do të na bëjë të kthehemi tek “të parit” me sytë e tjerë të asaj që na rrethon.

udhetimi1Zgjerimi i horizontit, në fund të fundit, do të thotë të njohësh të ndryshmen, atë që është larg dhe që në dukje mund të të ngjajë edhe si e pabesueshme. Kur të kthehemi në shtëpi, do të rijetojmë sërish aventurën, sepse janë kujtimet që marrim me vete për gjithë jetën, të shëmtuara apo të bukura qofshin. 

Udhëtimi është një mundësi unike për të jetuar seriozisht, për të provuar të ndryshmen, realizimin e një fantazie, për t’u shpërqendruar dhe mahnitur: të gjitha gjërat që çdo njeri ka nevojë për t’u bërë një person më i mirë.

Është e vërtetë: për të udhëtuar duhen para dhe kohë. Sidoqoftë, me masat e duhura, kushdo mund të ndërtojë dhe të shijojë aventurën e tij, hapësirën e tij personale në të gjithë botën, madje edhe në  mënyrë ekonomike.

Në fund të fundit, kush ka mundësi të vërë mënjanë para, duhet të kuptojë gjithmonë se  shpenzimi për një udhëtim nuk nënkupton keqpërdorimin e tyre. Në të kundërt, do të thotë të dish si t’i bësh të të japin fryte, për përfitime me vlerë të jashtëzakonshme.

Edhe për kohën vlen e njëjta gjë: me pak përpjekje, është gjithmonë e mundur të pushojmë qoftë edhe për një apo dy ditë, për të shpëtuar nga rutina dhe nga vendet që vizitojmë shpesh në përditshmëri. Paratë e shpenzuara për të na dhënë përvoja të paharrueshme do të kthehen, ndërsa koha e jetës sonë ikën pa dallim. Për këtë, është absolutisht thelbësore ta përdorni atë në maksimum. 

Pra, valixhet në dorë dhe mjaft menduat shumë: a jeni gati të niseni dhe të ktheheni për të jetuar përsëri?

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top