Në fokus

October 16, 2017 | 14:59

Nga Blerina Memaj: Pse reagojmë kaq fuqishëm ndaj tragjedisë?

Nga Blerina Memaj, psikologe

Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional te njerëzit:

  • Së pari, shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne kemi për jetën, se jeta është mjaft e sigurt dhe jeta për ne ka kuptim, qëllim e formë të posaçme. Mënyra si e shohim jetën është dëmtuar.
  • Së dyti, tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh kjo lloj tragjedie, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi. Si rezultat i kësaj, individit do t’i mbeten reagimet e post traumës.

traumat

Tejkalimi i shmangies

  • Pas përvojave traumatike, shmangia është një ndër mjetet kryesore mbrojtëse që përdor individi, i cili ka pësuar traumën. Shmangia e bisedave mbi atë që ka ndodhur, do të thotë, t’i shmangesh çdo gjëje dhe çdo njeriu që ka lidhje me tragjedinë. Shmangia ndihmon për të tejkaluar traumën dhe në disa raste ndihmon në vazhdimin e jetës në mënyrë normale. Ky mekanizëm mbrojtës duhet lejuar të përdoret nga individi në periudhën post-traumatike (kur ngjarja sapo ka ndodhur), por nuk duhet lejuar të vazhdojë kështu për një periudhë të gjatë kohore.

DISA INFORMACIONE DO T’JU NDIHMOJNË TË EVIDENTONI MË MIRË NJË PERSON QË KA NEVOJË PËR NDIHMË
   1. Rikujtime stresuese dhe të vazhdueshme të mendimeve, imazheve apo perceptimeve, që lidhen me traumën. Shënim: Te fëmijët e vegjël, mund të shfaqet loja e përsëritur në të cilën shprehen aspekte të ndryshme të traumës.
   2. Ëndrra të vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shënim shtesë: Fëmijët mund të kenë ëndrra të frikshme pa një përmbajtje të njohur apo të kuptueshme).
   3. Të vepruarit apo të ndjerët sikur ngjarja traumatike po përsëritet (përfshin një ndjenjë ripërjetimi të përvojës, iluzioneve, halucinacioneve dhe episodeve disociative të së kaluarës, duke përfshirë edhe ato që ndodhin kur zgjohen, ose kur janë të intoksikuar). (Shënim shtesë: Te fëmijët e rritur mund të ndodhë një riaktivizim specifik i traumës).
   4. Stres intensiv psikologjik, si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike.
   5. Reagueshmëri fiziologjike (trupore) si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të brendshëm apo të jashtëm, të cilët simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike.

Shenjat e personave që kanë nevojë për ndihmë?

  1. Përpjekje për të evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat të lidhura me traumën.
  2. Përpjekje për të evituar aktivitete, vende apo njerëz, që risjellin ndërmend traumën.
  3. Paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës.
  4. Rënie e theksuar e interesit apo pjesëmarrjes në aktivitete domethënëse.
  5. Ndjenja largimi apo të huajtësimi nga të tjerët.
  6. Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftësi për të pasur apo provuar ndjenja dashurie).
  7. Ndjenja të një ardhmeje të shkurtër (si p.sh.: nuk mendon se mund të bëjë karrierë, të martohet, të ketë fëmijë apo të ketë një jetë normale). 

Edhe pse është e vështirë për të ndërmarrë hapin e kërkimit të ndihmës, këto shenja duhet të nxitin secilin prej nesh që ta bëjmë atë.

1. Vështirësi në rënie apo ndjenjë pagjumësie
2. Irritim ose shpërthim zemërimi
3. Vështirësi në përqendrim
4. Hipervigjilencë
5. Gjendje alarmi e ekzagjeruar

Nuk është asnjëherë vonë për të ndihmuar veten dhe të tjerët që jeta u ka servirur gjëra të dhimbshme!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top