Në fokus

May 14, 2018 | 8:04

Nga Blerina Memaj: Zilia mund të të helmojë mendjen! Të fshehtat e zjarrit të zilisë!

Nga Blerina Mema, psikologe

E kishte Napoleon Bonaparti. Edhe Jul Cezari. Edhe Aleksandri i Madh. Ndonëse të mbuluar me lavdi e pushtet, këta burra kishin në zemër një tipar që mund të helmojë mendjen. Të tre i brente zilia për dikë tjetër. Zilia mund t’i hyjë kujtdo, pavarësisht nga pasuria, nga aftësitë apo nga suksesi në jetë. Studimet në psikologji, megjithatë, japin argumente të forta se ajo zhvillohet si çrregullim te njerëzit e paplotësuar!

ziliaZilia është një ndjenjë mërie ndaj të tjerëve për shkak të zotërimeve, të mirëqenies, të avantazheve që gëzojnë, e kështu me radhë. Edhe pse shumica nuk e dinë, ka  dallim mes zilisë dhe xhelozisë:

‘Xhelozia’ lidhet me dëshirën për të qenë po aq në gjendje sa një tjetër, kurse fjala ‘zili’ lidhet me dëshirën për t’ia zhvatur tjetrit atë që ka. Ziliqarit jo vetëm i vjen plasja për atë që ka dikush tjetër, por edhe dëshiron t’ia marrë.

Është e mençur të shqyrtojmë si mund të lindë brenda nesh zilia dhe ç’pasoja ka. Sidomos duhet të dimë çfarë masash të marrim që të mos na drejtojë zilia në jetë.

Zilia është cilësia e njerëzve më të këqij

Zili do të thotë të urresh arritjen e një të mire tek tjetri, dhe ti, të shpresosh që ajo të largohet nga ai. Zilia lë gjurmë të këqija, nga ato gjurma, ziliqari e mohon urtësinë. Zilia e trashëgon urrejtjen mes njerëzve dhe ziliqari e urren tjetrin për shkak zilisë së tij. Kjo bie ndesh me natyrshmërinë e njeriut! Shkëput marrëdhëniet e sinqerta mes njerëzve ose i humb ata!

Nga dëmet e zilisë:

1.Zilia e nxit ziliqarin të tenton që t’ia largojë mirësitë atij që e ka zili në çfarëdo mënyre, qoftë ajo edhe me ekstremin e vrasjes!

2.E pengon ziliqarin ta pranojë të vërtetën kur vjen ana e atij që e ka zili. Kjo e bën të vazhdojë në të kotën, të paarsyeshmen, patologjiken! E kjo në fakt është shkatërrim për psikikën dhe emocionet! Në të është shkatërrimi i tij.

3.E nxit ziliqarin të bjerë në përgojim dhe bartje të fjalëve, duke e përgojuar dhe duke bartur fjalë, duke shpifur për atë që e ka zili. Përgojimi dhe bartja e fjalëve janë dy cilësi të ulëta të njeriut!

4.Zilia e nxit prishjen e tregtisë dhe bashkëpunimit!

5.Shitblerje, apo në fejesë dhe martesë, apo në punë, ruajuni zilisë! Ajo e djeg të brendshmen ashtu si i djeg zjarri drunjtë apo barin, e rrënon ekuilibrin e mendjes e shpirtit!

6.Bën që ziliqari të jetë përherë në brengë dhe pikëllim kur sheh të mira te njerëzit, nuk i do ata dhe i urren, dhe s’mundet t’i përballojë e përfshihet nga brenga dhe pikëllimi.

Zilia është shkak i shkatërrimit të shoqërisë, është helm i bashkëjetesës sociale! Një epidemi shfarosëse!

Në vitin 1990 një neurolog italian zbuloi diçka të habitshme tek një lloj race majmunësh: kur shikonin majmunët e tjerë të vepronin, diçka në trurin e tyre aktivizoheshin disa neurone të ngjashme me neuronet që aktivizoheshin tek majmunët e tjerë.  Ai i quajti këto “Neuronet pasqyruese”. Kjo gjë ndodh dhe tek njerëzit: pra kur dikush sheh dikë duke ngrënë diçka që do dëshironte t’i ofrohej, duke pirë ujë kur është i etur apo duke përqafuar dikë që dashuron aktivizohen të njëjtat neurone tek vepruesi dhe shikuesi në të njëjtën kohë. Këto neurone stimulojnë tek truri dëshirën për të vepruar të njëjtën gjë dhe nëse nuk e arrijnë ndihen keq: stresohen, irritohen ose thjeshtë ndjejnë smirë dhe urrejtje ndaj vepruesit. 

(muslimania.al)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top