Marrëdhënie

May 1, 2018 | 14:47

Nga Dea Ndreu: Narcisti, viktima… një lidhje që mbaron nuk është një dënim, por një mësim!

Një lidhje që mbaron nuk është një dënim, por një mësim. (Robert Burney).

Dea Ndreu, psikologe këshillimi

Dea Ndreu, psikologe këshillimi

Personat narcistikë në një lidhje, kanë një moto të preferuar, e cila është: “I pari unë, pastaj gjithë të tjerët. Ata kanë një vetëvlerësim shumë të lartë për veten dhe kërkojnë gjatë të gjithë kohës admirim dhe vëmendje. Në qoftë se nuk e marrin këtë vëmendje, reagojnë me agresivitet dhe negativitet. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga një person i tillë është të kesh pritshmëri të pakta dhe të jesh i rezervuar në praninë e tyre. Ata kanë nevojë të flasin shumë.

Lloji i dytë është viktima. Personi i gjorë që të gjithë janë kundra tij ose saj. Kur t’i u jep ide të ndryshme nga ato që duan të dëgjojnë për problemet e tyre do të përgjigjen me: “Po, por…” mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga këta njerëz është të jesh e sjellshme në limitet ose kufijtë që do t’i vendosësh. Duhet ta kuptojnë që jo çdo gjë është rreth tyre dhe shumë probleme kanë zgjidhje në qoftë se përpiqen pak më shumë.

emetophilia-muntahan-yang-erotis

Menaxheri. Kontrollon çdo gjë dhe jep urdhra dhe këshilla kur nuk ia kërkoni. Ai ose ajo është personi që vendos se si ju duhet të silleni dhe të ndiheni. Ai ose ajo fillon fjalitë e tyre me fjalinë: “E di çfarë të duhet ty? dhe vazhdon përgjigjet. Mënyra më e mirë për t’u marrë me persona të tillë është të shmangësh kontrollin dhe kriticizmin. Dëgjojini dhe mos i kritikoni mendimet e tyre, sepse mund të bëhet agresivë. Në vetvete fokusohu në dëshirat e tua.

Personi që vetëm flet. Ai ose ajo është tërë kohën duke folur. Ka gjithmonë diçka për të treguar ose ndonjë thashetheme të radhës. Ata nuk e dëgjojnë dhe nuk u intereson se çfarë ti ke për t’u thënë. Nuk duhet ngatërruar me narcistin. Prisni pak që të flisni, por ky moment nuk vjen kurrë. Mënyra më e mirë për t’u marrë me ta është të bëni sikur kuptoni çdo gjë që ata thonë dhe i inkurajoni.

673841-eros-e-fotografia-un-gioco-di-sguardi

Drama mbret/mbretëreshë. Ata i bëjnë gjërat më pak të rëndëisshme si shumë të rëndësishme. P.sh: X për pak vdiq sepse ishte shumë e sëmurë me grip; makina e Y e la në mes të rrugës dhe për pak ajo u çmend fare etj.  Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të jenë shumë të qetë dhe të mos bëheni pjesë e mendimeve të tyre të zmadhuara. Ata e urrejnë qetësinë dhe do heqin dorë nga ju dhe do kërkojnë një dëgjues tjetër.

narcissist-language

Lidhjet toksike ndahen në: Lidhja e paqëndrueshme dhe depresive. Këta njerëz që kur janë në një lidhje, kanë ndjenja negativiteti për njëri-tjetrin në përgjithësi. Kur janë të ndarë, ata ndjejnë konfuzion dhe pasiguri për lidhjen që kanë.

Lidhja me “urrejtje”. Për sa kohë që këta persona janë në një lidhje, ata kanë inat çdo person tjetër. Duan të kalojnë kohë vetëm me njëri-tjetrin dhe harrojnë shoqërinë, dhe në disa raste dhe familjarët. Kjo vihet re më shumë te femrat, të cilat do i marrin mendim për çdo gjë të dashurit të tyre.

Lidhja indiferente. Janë lidhjet ku partneri të injoron. Ai flirton me persona të tjerë, nuk i intereson shumë se çfarë bën partneri tjetër. Këta persona e kanë shumë të vështirë të jenë pozitivë dhe të kënaqin partnerin.

Sindroma “psikologu”. Këta persona zakonisht kanë një arsimim në fushën e shkencave sociale. Ata fokusohen në aspekte të cilat duhen rregulluar tek partneri dhe e ndërmarrim si sfidë t’i ndryshojnë ata. Kjo ndihej ndryshe dhe si sindroma e “zogut te plagosur”. Zakonisht janë femrat të cilat vuajnë nga kjo. Mendojnë se mund ta ndryshojnë partnerin sipas dëshirave të tyre.

Sindroma e Hirushes. Kjo sindromë do të thotë që vetëm një partner ose partnere mund t’i bëjë të lumtur. Persona të tillë nuk janë rritur të marrin përgjegjësitë e jetës dhe ia lënë çdo gjë partnerit, të bindur që ata do bëjnë zgjedhjen më të mirë.

Sindroma kameleon. Ata nuk kanë asnjë kriter për partnerin e tyre. Si kameleoni, ata përshtaten në çfarëdolloj situate. Arsyeja mund të jetë sepse në ambientin familjar ju është mësuar t’u japin dashuri pa kushte çdo personi.

Sindroma Odiseu pa Ithaca. Janë të tërhequr ndaj personave që janë emocionalisht të padisponueshëm. Arsyeja mund të jetë vetëvlerësim i ulët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top