Në Brazil, leximi i librit nga një i burgosur, i mundëson secilit uljen e 4 ditëve nga dënimi.
Falë politikave të posaçme penale, veprime edukuese mundësojnë rehabilitilimin e të burgosurve e pas kësaj fitojnë të gjitha palët. Zvogëlohen kostot për të mbajtur një të dënuar pas hekurave, duke zvogëluar sakaq edhe gjasat që ky i fundit të jetë sërish kontigjent krimi. Pasi deviza është e duhet të jetë në çdo rast edukimi.
E kundërta ndodh këtu, ku nëpërmjet masave drastike, humbasim çdo ditë njerëz, duke i kthyer shumë prej tyre sërish në qeli.
Politikat penale ende pas 30 vitesh në këtë vend, janë shumë të dobëta, jashtë fokusit të ligjvënësve këtu, ndërsa dëmi e kostot dhe për këtë shkak janë shumëplaneshe.
Mbyllja pas hekurave, pa asnjë mundësi rehabilitimi të secilit prej tyre, ka rezultuar fatale jo veç për të burgosurit, por për krejt shoqërinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.