Psikofakt

December 9, 2019 | 8:01

Nga Donila Pipa: Tërmeti shqiptar, sot kemi nevojë të zgjidhim problemet dhe jo t’i harrojmë, siç kemi bërë deri tani

 

Dr.Donila Pipa

Dr.Donila Pipa

Tërmeti, na shkundi!

Tërmeti na hapi plagë, tërmeti ishte si ajo thika që me majën e vet vret, çan, gërvisht, por edhe shëron duke pastruar pluhurin,  plagën,  vazhdimësinë e jetës!

Na vrau shpresën, pasi ne nuk jemi të sigurt as në shtëpitë tona, atje ku mendon se është i vetmi vend që ke ngrohtësi, dashuri, shpresë, ëndrra, siguri dhe qetësi.

Pamë që kemi një administratë që vetëm kur jepen urdhrat nga lart-poshtë, vetëm në situata emergjencash, nga halli, frika, paniku apo solidariteti njerëzor, quheni si të doni, i bëjmë punët. Punët bëhen me “harna”, nën presionin e kohës, por bëhen?

Kur shikoj pallatin tim “hyrjen e bllokut të ftohtë, me të plasaritura minore, vetëm rafinitura” sipas grupit të ekspertëve, më vjen të qaj, të iki, të vrapoj, por s’më lë dëshira, më thërret toka, vendi, pasi e dua shtëpinë time përsëri, atë shtëpi, por jo me suva të rënë, jo me një zemër të vrarë, të plasaritur. Dhe më hipën prapë paniku “a duhet të ndihem e qetë në shtëpinë time, nga tërmetet njerëzore” që secili mundohet të heqë fajin, përgjegjësinë, pse ky pallat u shemb, dhe ai s’u shemb, pse ai pallat ka plasaritje, dhe ai tjetri s’ka.

Dhe të gjithë përsëri presin shtetin, të fillojë të paktën, duke na treguar të gjithës që ekziston: Tani, sot, të na kthejë ëndrrën që ky shtet duhet të bëhet, pasi ne jemi një popull vital, jemi ajo shqiponja e lirë që nuk dorëzohemi kollaj, kemi brenda shumë histori, luftëra, por kemi mbijetuar!

Shteti si një ndër subjektet e rëndësishme të marrëdhënieve juridike, duhet të rizgjohet. Sot kemi nevojë që të ulemi gju më gju me problemet, situatën, të zgjidhim problemet dhe jo t’i harrojmë, siç kemi bërë deri tani.

Shqiptari ka shumë plagë, ju lutem mos bëni që këto plagë të bëhen vrasëse nesër!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top