FB

June 1, 2026 | 17:30

Nga Edlina Losha: Banda gazmore e qytetit

 

Keni dëgjuar ndonjëherë për “Bandën Gazmore” të qytetit? Pra, jo të asaj bandës tradicionale që e shohim të parakalojë rrugëve për raste festash, por për atë tjetrën, më të bukurën, më origjinalen, më të gëzuarën: ajo është banda e fëmijëve të vegjël të kopshtit!

edlina-1

Dikur kam lexuar një përrallë për një flautist që me flautin e tij bënte çudira, zbuste edhe gurët, shkrinte edhe borën. E tillë është muzika, bashkon popujt, bashkon zemrat!

Pikërisht për këtë arsye çdo fundmaji fëmijët sjellin vegla muzikore nga shtëpia: dikush sjell një fyell, dikush një kitarë, një tjetër daulle, piano, trumpetë, flaut, mikrofon, gjithçka, dhe kur ato nuk mjaftojnë, marrin kapakë të mëdhenj tenxheresh nga kuzhinierja, që nga përplasja krijojnë tinguj shumë të këndshëm, dhe pasi bëjnë 2-3 herë prova në kopsht, performojnë në rrugët e qytetit, në shtigjet e kodrave, buzëliqenit, në rrugicat përreth kopshtit.

img-20260522-wa0001  img-20260522-wa0006

Fëmijët e marrin shumë seriozisht këtë gjë, si aventurë, si mision, si detyrë të rëndësishme. Ata dalin në rrugët kryesore të qytetit dhe nuk e dinë që me alegrinë e tyre nxisin sadopak një klimë pozitive tek qytetarët. Ata nxisin ndjenjën e humorit të mirë, qetësisë (pavarësisht “zhurmës”, të paqes, ndjenjën se sa bukur dhe sa mirë jemi të gjithë kur fëmijët janë mirë. Mirëqenia e fëmijëve është gjendja në të cilën fëmijët ndihen të sigurt, të shëndetshëm, të dashur, të respektuar dhe të mbështetur për t’u zhvilluar në mënyrë të plotë si fizikisht, emocionalisht, nga ana sociale dhe ajo intelektuale. Ajo përfshin disa dimensione kryesore:

-Mirëqenia fizike: ushqimi, shëndeti, gjumi, aktiviteti fizik dhe siguria.

-Mirëqenia emocionale: ndjenja e dashurisë, vetëbesimi, qetësia emocionale dhe aftësia për të shprehur ndjenjat.

-Mirëqenia sociale: marrëdhënie të shëndetshme me familjen, bashkëmoshatarët dhe edukatoret.

-Mirëqenia njohëse dhe arsimore: mundësia për të mësuar, eksploruar dhe zhvilluar aftësitë.

-Mirëqenia psikologjike: ndjenja e vlerësimit, përkatësisë dhe autonomisë.

img-20260522-wa0008

Në arsimin parashkollor, mirëqenia e fëmijës konsiderohet baza mbi të cilën ndërtohet të nxënit dhe zhvillimi i shëndetshëm. Një fëmijë që ndihet mirë emocionalisht dhe fizikisht ka më shumë mundësi të mësojë, të bashkëpunojë dhe të zhvillojë potencialin e tij. Pikërisht ndaj punohet edhe në drejtime të ndryshme, që të arrihet në 360 gradë kjo. Sepse kjo “banda gazmore”  mbart në vetvete edhe edukimin nëpërmjet muzikës dhe është një koncept shumë i bukur pedagogjik dhe artistik, që lidhet me fuqinë transformuese të muzikës në jetën e fëmijëve dhe komunitetit.

Edukimi nëpërmjet muzikës i ndihmon fëmijët të shprehin emocionet, të bashkëpunojnë dhe të krijojnë lidhje me komunitetin. Kur vetë fëmijët krijojnë një bandë gazmore muzikore dhe dalin në rrugët e qytetit, muzika bëhet mjet gëzimi, komunikimi dhe transformimi social. Tingujt, ritmi dhe energjia e tyre sjellin jetë, optimizëm dhe bashkim mes njerëzve. Fëmijët me instrumentet në duar nuk ndryshojnë vetëm melodinë e qytetit, por edhe atmosferën e tij.

img-20260522-wa0002

Banda gazmore e fëmijëve kthen rrugët në hapësira gëzimi, imagjinate dhe shprese. Kjo lidhet shumë edhe me filozofi pedagogjike si:

-të nxënit përmes artit,

-edukimi emocional,

-kreativiteti kolektiv,

-përfshirja e komunitetit në edukim.

Sa më shumë të nxiten fëmijët në kësi nismash e projektesh që i kënaqin, aq më të çlirët, të gëzuar e të pavarur bëhen ata, sepse rritet vetëbesimi dhe shtohet doza e lumturisë!

 

*Eda Bano

Ceo, Çerdhe & Kopshti “Princi i Lumtur”

img-20260522-wa0010 img-20260522-wa0005 img-20260522-wa0008 img-20260522-wa0007 img-20260522-wa0000

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top