FB

July 24, 2023 | 10:05

Nga Edlira Çepani / Përtej pushimeve, një botë tjetër…

Është e qartë që në këtë periudhë të gjithë presin që të lexojnë për pushimet, për dëshirën për ta marrë jetën më lehtë, për mënyrën si të gëzojmë jetën, për të menduar vetëm për gjëra të bukura, etj. Unë jam dakord me të gjitha këto, por për mua koha e pushimeve ka edhe një tjetër element.

Nga Edlira Çepani 

Kur jam me pushime ose kur udhëtoj larg përditshmërisë, duket sikur kam më tepër kohë për të menduar pak më thellë për gjërat e rëndësishme që ndo – dhin afër apo larg. Për këto gjëra, në vorbullën e streseve të vogla të përditshmërisë, shpesh na mbetet kohë vetëm për t’u traumatizuar për momentin, për t’i paketuar diku në mendje dhe për të vijuar me rrjedhën e gjërat që duket sikur janë më urgjente… ndaj në vend të një artikulli për pushimet, po shkruaj mbi diçka tjetër.

 

Para disa kohësh pata fatin të isha e pranishme gjatë një fjalimi të David Beasley, drejtues i Programit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (UN World Food Pogramme), fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2020, për përpjekjet për të luftuar urinë dhe kontributin në proce – set e paqes në zonat e prekura nga konflikte dhe luftë, si mbështetje për fëmijët dhe parandalimin e urisë në vende të ndryshme të botës. Nuk ishte hera e parë që e dëgjoja këtë mik të mirë, edhe të Shqipërisë, që është gjithmonë frymëzues në fjalimet e tij, por kësaj radhe e mbylli me his – torinë e bisedës me një mikun e tij që më mbeti në mendje. Miku i thoshte se e kishte zili për punën e bukur që kishte, sepse natën kur flinte, pas një dite normale pune, mund të mendonte me vete: “Sot shpëtova nga uria dhe vdekja kaq shumë fëmijë!”. Përgjigja e David ishte: “Në fakt të them të drejtën, çdo natë para se të fle, falenderoj Zotin për fëmijët që kemi arritur të shpëtojmë, por mendja më rri tek ata që nuk mundëm t’i shpëtojmë!”.

E gjeta veten tek kjo shprehje, sepse shpesh, miqtë e familjarët me të cilët bëjmë nisma të vogla për familjet në nevojë, më pyesin pse nuk jam asn – jëherë plotësisht e lumtur pasi kemi ndi – hmuar dikë… Sa herë që ndihmojmë me aq sa mundemi dikë, më shkon mendja tek ato gjërat që s’arritëm dot t’i bënim për të, ose për një familje tjetër pranë që s’e përballuam dot, sepse në këtë vendin tonë të vogël, nuk kemi ende sisteme që të ndihmojnë realisht njerëzit në nevojë për t’i nxjerrë nga skamja, por bazohemi gjithmonë të ndihma spo – radike e nisma spontane të cilat rrallë arrijnë të bëjnë ndryshime rrënjësore. Një grup vullnetarësh nuk bën dot më shumë se kaq… ndaj me këtë ndjesinë që nuk arrin dot të ndihmosh aq sa do doje, mund të përballesh në dy mënyra. 

E para, siç e bëjnë shumë njerëz, është ta paketosh diku në shpirt e në mendje dhe thjesht ta anashkalosh si nevojë të tyren dhe tënden, pra të bësh sikur s’ekziston… thjesht të mos e mendosh. E dyta, është të bësh aq sa ke mundë – si me ata që ke pranë dhe të shtysh të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, aty ku ti nuk mundesh. Duke sikur në shoqërinë tonë është hapur një konkurrencë e çuditshme se kush duket më shumë, kush shpenzon më shumë, kush ka më shumë, do doja shumë që e njëjta lloj konkurrence të bëhej me: “kush ndihmon më shumë”! Kjo e dyta patjetër që është më efektive se e para. Ndosh – ta realisht nuk ndihmojmë dot fëmijët që përballen me urinë në Afrikë, por mund të ndihmojmë dikë që kemi afër. Të vetmet raste kur largohemi nga zona, familje apo fëmijë në nevojë pa një brengë të madhe në shpirt, janë ato kur e dimë që ka njerëz pjesë të komunitetit që mund ta vazh – dojnë sadopak mbështetjen, ku ka komunitete që realisht e kanë dëshirën për të mbështetur njëri-tjetrin, por edhe aty ku e dimë që ka njerëz që kanë dëshirën e mirë për të kontribuar me diçka. Ndonjëherë e gjejmë veten duke pritur që ndihmën ta japin të tjerët, ndoshta organizatat, institucionet fetare, etj, por shpesh ato nuk arrijnë në çdo cep dhe në çdo familje. Nëse secili prej nesh do arrinte të ndihmonte ata që ka afër, a do të kishte kaq shumë varfëri dhe uri në botë? Nëse do të arrinim të përdornim burimet në mënyrën e duhur, pa i shkatërruar, pa i shfrytëzuar padrejtësisht, por duke i mirëmenaxhuar, a do kishte fëmijë që vdesin për bukë me qindra dhe mijëra çdo ditë? Është e vërtetë… mund të bëjmë pak për fëmijët në vende të largëta të botës, por mendoj se kemi në dorë të bëjmë shumë për fëmijët që kemi pranë. E rëndësishme është të ndalojmë pak dhe të shohim rrotull.

Ka shumë fëmijë në lagjet tona e në komunitetet tona, të cilët nëse i shohim me pak më shumë kujdes, mund të shohim edhe për çfarë kanë realisht nevojë. Që para dy vitesh kur njoha një grup fëmijësh në një fshat shumë afër Tiranës, që s’kishin qenë kurrë në kinema, tashmë e kam bërë traditë këtë gjë. Po qoftë dhe një libër për të lexuar në verë, një kurs arti për një fëmijë të lagjes që s’e përballon dot si të tjerët, një drekë a një darkë në kinema, tek lodrat, apo diku tjetër, diçka e vogël që të ndi – het si fëmijët e tjerë.

Në shezllonin ku po bëni pushimet në plazh, shpesh vijnë fëmijë nga fshatrat e afërt me shporta me fruta nga bahçet e tyre, respektojeni dëshirën e tyre për të kontribuar për familjen e për të mos ndenjur kot, mbështetini, qoftë edhe me një buzëqeshje, nëse nuk keni mundësi t’u blini produktet. Mund të duket si diçka shumë e vogël për ne, nëse e krahasojmë me punën kolosale që bëhet nëpër botë, por do të jetë një kujtim që ata fëmijë nuk do ta harrojnë kurrë dhe një mesazh se nuk po rriten në një botë ku ka vetëm vuajtje, të këqija apo padrejtësi, por ku është edhe mirësia, si drita në fund të tunelit që mund të shndërrojë përgjithmonë jetën e tyre!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top