Mirëqenie

January 23, 2018 | 8:05

Nga Elemshahe Palushi: Rëndësia e gjërave të vogla! 

 

Nga Elemshahe Palushi, psikologe

Nga Elemshahe Palushi, psikologe

Gjatë jetës, gjithmonë vrapojmë pas asaj çka është më e dukshme, pas asaj që bie në sy, pas madhështisë për ta përqafuar atë e për ta bërë për vete. Por fatkeqësisht, nuk arrijmë dot në kohë shpeshherë në destinacionin e madhështisë. 

Pse mund të ndodh kjo? Çfarë po ndodh?

 

Mendoj se nisim udhëtimin gabim shpeshherë në jetën tonë. Ecim furishëm pas asaj çka na kënaq më shumë syrin se sa zemrën apo jetën tonë, duke shtypur me këmbë atë çka ndërton madhështinë të cilën ti po e kërkon.

Duke u verbuar me pamjen, por pa u kënaqur me përbërjen!

Si mund t’ia dish rëndësinë diçkaje në jetën tënde, pa e analizuar, pa e ditur se si ajo ndërtohet?

Edhe gjërat e vogla kanë një rëndësi të madhe në jetë. I japin kuptim asaj, sepse në bazë të harmonizimit apo kompozimit të pjesëzave të vogla, ne do të arrijmë drejt asaj çka duket e madhe.

Të dyja i japin kuptim jetës sonë, dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën, por ne duhet që t’i dimë vlerën gjërave të vogla edhe sepse janë të zbehta e pothuajse të padukshme për njerëzit, sepse tek çdo gjë e vogël mund të gjendet një rreze shprese që ngroh një pjesë të jetës sonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top