Në fokus

January 23, 2018 | 8:00

Nga Adelina Pjetra: Rëndësia e Inteligjencës Emocionale në jetën tuaj dhe si ta rrisni atë

 

Sot dëshiroj t’ju flas për inteligjencën emocionale (IE) e cila është aftësia për të perceptuar, shprehur, kuptuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve në një mënyrë efektive dhe të përshtatshme. Hulumtimet kanë vërtetuar se IE është një parashikues i fortë i suksesit në jetë, më shumë se IQ, seti i aftësive, personaliteti dhe eksperienca.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Në thelb, Inteligjenca Emocionale është e barabartë me Efektivitetin Interpersonal, dhe sa më efektivë të jeni me të tjerët, aq më të suksesshëm do të jeni.

Rritja dhe zhvillimi i një ndërgjegjësimi më të madh dhe aplikimi i Inteligjencës Emocionale do të ketë një ndikim të rëndësishëm në të gjitha aspektet e jetës tuaj, duke përfshirë vetëdijesimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me kolegët, miqtë, familjen dhe të tjerët që janë të rëndësishëm në jetën tuaj.

Njerëzit që përmirësojnë aftësitë e tyre për IE janë në gjendje të ulin stresin, personalisht dhe profesionalisht, të rrisin marrëdhëniet ndërpersonale dhe të demonstrojnë aftësi më të mëdha udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Dhe ajo që është dhe më e rëndësishme, rritja e IE ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në nivelin tuaj të vetëdijes.

Këtu janë disa këshilla se si mund të rrisni Inteligjencën Emocionale:

1. Filloni të vini re se si mendimet tuaja ndikojnë emocionet tuaja, dhe si emocionet tuaja ndikojnë veprimet që bëni. Vetëdijesimi është çelësi për fillimin e kalimit të energjisë tuaj dhe rritjes së IE.

2. Ndërsa sillni në mendje ditën tuaj, vini re se si reagoni ndaj situatave dhe cilat mendime po kalojnë nëpër kokën tuaj në atë moment. N.q.s dikush ju pret rrugën , dhe mendimi yt është “Çfarë idioti”, emocioni që do shfaqet do të jetë zemërim. Por n.q.s ndërkohë do të mendoni: “Uau, ai vërtet qenka me nxitim për të arritur diku”, ka shumë të ngjarë që emocioni që do të ndjeni do jetë ndryshe nga shembulli i parë. Në momentin që filloni të bëheni më të vetëdijshëm, ju do të jeni në gjendje të identifikoni se çfarë jua ngacmon emocionet tuaja.

3. Mbajtja e një ditari rreth fushave që duhen përmirësuar në vetëdijen tuaj dhe shprehjen e emocioneve tuaja. Çfarë po funksionon dhe çfarë nuk funksionon për ju? Cilat marrëdhënie kanë nevojë për përmirësim?

4. Mbajtja e një ditari rreth mënyrave për të menaxhuar dhe kontrolluar emocionet tuaja. Çfarë ka qenë efektive për ju dhe çfarë jo? Si dëshiron realisht të përgjigjesh, dhe si mund ta bësh këtë? Praktikoni meditimin për të qenë në gjendje të ndërtoni një tolerancë më të fortë ndaj ankthit.

5. Çdo ditë vendosni një synim tuajin për të qenë më të vetëdijshëm për mendimet, ndjenjat tuaja dhe se si ato mund të ndikojnë te ju dhe/ose tek të tjerët.

6. Kur jeni shumë të zemëruar apo të mërzitur, jepini vetes 5-10 minuta vetëm me veten, para se të bëni ndonjë veprim. Pastaj pyesni veten se cila do të ishte mënyra më e mirë për të trajtuar situatën. Mendoni për nivelin e energjisë me të cilën dëshironi të përgjigjeni. Marrja e një pushimi të vogël do t’ju ndihmojë të reagoni siç dëshironi, jo të veproni me reagimin tuaj të “nxituar”.

7. Kërkoni prezencën e dikujt që mund t’ju ndihmojë, objektivisht, në sigurimin e vëzhgimit se si ai-ajo e përjeton shprehjen dhe/ose menaxhimin, kontrollin e emocioneve tuaja. Ju mund të habiteni se si ju shohin të tjerët.

8. Tregojini të tjerëve se doni të rrisni kuptimin tuaj për mendimet dhe ndjenjat e tyre dhe “kontrolloni” me ta në mënyrë periodike për këtë. Shumë shpejt do të bëheni më të mirë në leximin e të tjerëve.

9. Pasi të merrni një informacion apo të jeni i pranishëm në një situatë, ofroni garanci për ata që janë përreth jush në lidhje me vetëdijen, shprehjen dhe menaxhimin e tyre emocional.

10. Praktikoni inkorporimin e aftësive dhe sjelljeve të reja dhe bëhuni më të vetëdijshëm se si reagojnë të tjerët me ju.

11. Pyesni dhe flisni me persona të tjerë që demonstrojnë IE të lartë, për të mësuar disa nga strategjitë e tyre për t’iu përgjigjur situatave stresuese.

Adelina Pjetra

Psikologe Klinike, Terapiste Emdr

tel:0697482338

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top