Këshilla & Arsye

September 20, 2018 | 12:16

Nga Fiqerete Dauti: Klima si faktor vendimtar në arsimin tonë, angazhimi i prindërve, element kyç

Nga Fiqerete Dauti, psikologe shkolle

Nga Fiqerete Dauti, psikologe shkolle

Gjëja e parë që relatojmë kur flasim për shërbime psikologjike nëpër shkolla, është raporti që ndërtojnë psikologët me nxënësit. Referuar edhe studimeve të mëparshme ndërtimi dhe mirëfunksionimi i këtyre marrëdhënieve është me rëndësi vitale në mbarëvajtjen e të gjithë procesit mësimor. Me të njëjtën forcë rëndësie shihet edhe marrëdhënia që ndërtohet ndërmjet vetë institucionit me mësuesit dhe prindërit. Cilësia e marrëdhënies që krijojnë të gjithë këta individë njihet ndryshe si klimë e shkollës.

1

Klima në vetvete përfshin disa komponentë që duke iu referuar edhe NSCC janë: Siguria në shkollë, marrëdhëniet ndërpersonale, mësimdhënia dhe të nxënët, stafi dhe mjedisi i institucionit. Literatura e forcon faktin që klima e duhur sjell shkolla efektive dhe të suksesshme. Gjatë dy dekadave të fundit është treguar një interes i veçantë ndaj vlerësimit të klimës në shkollë dhe atmosferës që shkolla ofron. Ky interes është gjithnjë e në rritje duke e parë klimën si ndikues në zhvillimin, të mësuarit dhe arritjet e fëmijëve.

Studiues të tjerë e kanë parë klimën si një nga katër shtyllat më kryesore të suksesit të një shkolle pas materialeve kurrikulare, strategjive institucionale dhe mësuesve. Klima është një koncept me rendësi për t’u trajtuar edhe në shkollat shqiptare.

2Pavarësisht se nëpër udhëzues apo inspektime të ndryshme arsimore në Shqipëri është prekur klima si fenomen, duket se ka akoma shumë për të bërë. Në studimin e realizuar në terrenin tonë (235 nxënës, 155 prindër dhe 20 mësues) u vu re nevoja për të krijuar sa më shumë  shkolla që ofrojnë mjedise bashkëpunuese dhe pranuese. Duke pasur parasysh edhe diversitetin që mund të krijohet nëpër shkollat tona, shihet si përparësi që klima nëpër këto shkolla të jetë adekuate, në mënyrë që të nxisë të nxënët dhe zhvillim tek fëmijët. Rrugët që mund të sjellin një përmirësim të këtij fenomeni së pari nisin me informimin mbi rëndësinë e klimës nëpër shkolla. Së dyti, nga ajo çka u vu re, kërkohet që prindërit të jenë më shumë të angazhuar në mbarëvajtjen e edukimit të fëmijëve të tyre.

3Prindërit të cilët janë të përfshirë në ecurinë e proceseve mësimore apo angazhohen në shkollë, janë prindër të fëmijëve më të arrirë. Pjesë e suksesit të një shkolle janë edhe numri i ulët i zënkave apo problematikave të ndryshme mes nxënësve. Edhe në këtë rast klima e duhur dhe investimi në këtë koncept ka treguar që shkollat të cilat kanë raportuar për një klimë pozitive dhe frymë bashkëpunuese kanë edhe numrin më të ulët të nxënësve me probleme sjellore, emocionale apo të ndonjë natyre tjetër.

Andaj të investuarit në këtë drejtim besoj fort se është investim në të gjithë sistemin arsimor dhe investimi në arsim është çelësi i një shoqërie të zhvilluar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top