Këshilla & Arsye

December 28, 2017 | 8:00

Nga Ilda Goxhaj: Pse heqja dorë nga zakonet është bërë më e vështirë nga sa mendojmë

Ne priremi të mendojmë se ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme është çështje: vullneti-vullnet i ulët= sheqer dhe yndyrna të larta në dietat tona. Por sa më shumë që mësojmë rreth trurit, aq më shumë kuptojmë se vullneti është një shpjegim tepër i thjeshtë për atë çfarë realisht ndodh. E vërteta është se zakonet ndryshojnë mënyrën sesi truri ynë punon. Ajo që fillon si një sjellje, shndërrohet në ndryshime në funksionimin e trurit dhe me ripërsëritjen e tyre dhe kalimin e kohës këto ndryshime forcohen dhe bëhen më të qëndrueshme.

Ilda Goxhaj, Mc. Psikologji Klinike

Ilda Goxhaj, Mc. Psikologji Klinike

Një studim i ri nga kërkuesit e Duke University ndihmon në qartësimin e çështjes, duke treguar se si zakonet e ngrënies së sheqerit ndryshojnë zona specifike të trurit dhe sesi këto ndryshime prodhojnë dëshira që përforcojnë zakonin.

Skuadra e studiuesve e filloi studimin, duke marrë një grup minjsh me varësi ndaj sheqerit. Njësoj si tek studimet klasike të varësisë ndaj drogës, minjtë në këtë studim ishin trajnuar për të shtypur një levë të vogël për të marrë doza ëmbëlsirash. Në momentin që minjtë kishin krijuar varësi, ata vazhdonin ta shtypnin levën edhe ku ëmbëlsirat ishin hequr. Ky ishte hapi i parë, vendosja e një modeli sjelljeje për të marrë të mirat.

fotoPastaj studiuesit krahasuan trurin e minjve të varur nga sheqeri me trurin e atyre që nuk ishin të varur nga sheqeri duke u fokusuar veçanërisht në rrjetin e zonave të trurit të njohur si ganglia bazale. Në studimet për varësinë ndaj drogës aktiviteti elektrik në këtë rrjet është e gjurmueshme përmes dy rrugëve kryesore: njëra që komandon sinjalin “vazhdo” e cila nxit veprimin për të ndjekur objektin e varësisë dhe tjetra komandon sinjalin “ndalo” e cila e frenon ndjekjen. është shkëmbimi mes këtyre dy rrugëve që rregullon mënyrën sesi ne veprojmë për pothuajse çdo gjë (ushqimin, objektivat etj).

Në trurin e minjve të varur nga sheqeri studiuesit zbuluan sinjale “shko” dhe “ndalo” më të forta dhe më aktive sesa te minjtë jo të varur nga sheqeri. Ata gjithashtu zbuluan se në grupin e varur nga sheqeri sinjali “vazhdo” shfaqej vazhdimisht më parë se sinjali “ndalo”. Me fjalë të tjera, truri i minjve ë varur nga sheqeri humbte kapacitetin e frenimit për të rregulluar sjelljen e tyre.

Këto ndryshime në trurin e tyre ishin aq të forta sa studiuesit mund ta parashikonin cili nga minjtë ishte bërë i varur nga sheqeri thjesht duke pare mostrat e trurit të tyre, pa e ditur nga cili grup vinte mostra. Kjo na tregon se në momentin që një model sjelljeje ishte krijuar dhe përforcuar (shtypja e levës për të marrë më shumë sheqer), truri i minjve ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.

Të dy sinjalet “shko” dhe ndalo bëheshin të mbingarkuar, por gjithashtu edhe ktheheshin, sinjali “shko” nxirrte jashtë loje sinjalin “ndalo”.

Rezultati i këtyre ndryshimeve ishte që minjtë vazhdonin të kërkonin sheqer edhe kur ai u ishte larguar. Qarku i ndryshuar ne trurin e tyre prodhonte një sinjal të fortë për të kërkuar më shumë ëmbëlsira. Ne njerëzit e quajmë atë sinjal “dëshirë”. Përmbushja e kësaj dëshire përforcon vetë sistemin që të nxitë trurin të kërkojë më shumë.

Ph.D Nicole Calakos, profesor në neurologji dhe neurobiologji në Universitetin Duke University Medical Center  ka thënë: “Një ditë ne mund të jemi të aftë të shënjestrojmë këto qarqe te njerëzit për të ndihmuar promovimin e sjelljeve që dëshirojmë dhe të largojmë ato që nuk duam”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top