FB

December 9, 2023 | 6:08

Nga Ilir Çumani: Qielli do të jetë edhe më i shndritshëm… Lamtumirë Sokrati shqiptar!

 

Jetove mrekullueshëm dhe lumturisht përmes  Artit dhe lojës tënde brilante duke skalitur aq mjeshtërisht tipa dhe karaktere në galerinë e pafundme të personazheve që u dhe jetë.

Vrapove pafundësisht me pasionin tënd dhe gëzove e mbushe gjithë gazmend zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe bashkëkombasve të tu, këtej dhe andej kufirit, ngado ku flitej shqip, dhe si një Maratonomak kurrë nuk u ndale me talentin tënd për të arritur majat më kulmore të një Artisti brilant!

Ikja jote në këtë fillimdimri është aq e trishtë për të gjithe; veçanërisht për familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat, për Miqtë dhe dashamirësit e shumtë, për të gjithë artëdashësit shqiptar….

E megjithatë, ashtu siç thuhet shpesh për racën e shumë të ngjashmëve të tu, Njeriu nuk harrohet kur vdes; por vdes kur harrohet….

Prehu në Paqe Miku im  shtrejntë në gjumin e qetë dhe të patrazuar nga tallazet e jetës së të gjallëve….

Punove paulodhur deri në frymën e fundit, duke lënë pas një Vepër të  pasur dhe të Admirueshme të lojës aktoriale…

Ndaj njerëzit si Ty nuk vdesin dhe nuk arrohen kurrë!

Qielli do të jetë më i bukur dhe më i shndritshëm me Ty!

Lamtumirë Miku im Artist!

Prehu në Paqe SOKRATI SHQIPTAR MIRUSH KABASHI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top