Mirëqenie

March 3, 2017 | 10:41

Nga Isida Lalaj / Përse emocionet negative shndërrohen në sëmundje?

Gjendja emocionale karakterizohet me ndryshime fiziologjike, me shprehjen dhe interpretimin kognitiv. Mendja e nëndijshme më tepër i nënshtrohet ndikimeve të impulseve mendore të përziera me ndjenjën ose emocionin se sa i nënshtrohet pjesës së arsyeshme të mendjes. Ndjenjat apo emocionet janë procese psikike që kanë të bëjnë me të përjetuarit e një qëndrimi subjektiv apo personal ndaj ngjarjeve, njerëzve, dukurive dhe objekteve me të cilat jemi në kontakt të drejtpërdrejtë. Emocionet shprehin një qëndrim pozitiv apo negativ ndaj një objekti, dhe kjo zakonisht nuk varet nga cilësitë e objektit. Emocionet ndikojnë në veprimtarinë e njeriut si në drejtimin pozitiv ashtu edhe në atë negativ.

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Është i njohur fakti se emocionet ose ndjenjat mbizotërojnë mbi shumicën e njerëzve. Por le të ndalemi te emocionet kryesore pozitive, të cilat janë: emocioni i besimit, emocioni i dashurisë, emocioni i shpresës, emocioni i gëzimit. Ndërsa emocionet negative janë: emocioni i frikës, emocioni i xhelozisë, emocioni i urrejtjes, emocioni i tërbimit, emocioni i paragjykimit, të cilat me vullnetin e tyre ndërfuten në impulset mendore, të cilat e sigurojnë kalimin e tyre në mendjen e nëndijshme. Paraqitja e ndjenjave është e shoqëruar me ndryshime fiziologjike në organizëm.

isida

 

  • Në rastin e frikës, rritet sasia e adrenalinës në gjak. Kjo sasi bën që të mbrapset glikogjeni në sheqer, gjë që sjell rritjen e vrullshme të sasisë së sheqerit në gjak.
  • Në rastin e emocioneve të tjera negative gjithashtu bëhet zgjerimi i enëve të gjakut në lëkurë dhe ndryshimet në punën e gjëndrave.
  • Në rastin e paraqitjes së emocioneve paraqiten edhe ndryshime në frymëmarrje si dhe rrahje të larta të pulsit.
  • Në rastin e zemërimit paraqitet pengimi i plotësimit të motiveve dhe lëvizjeve të qëllimeve të individit. Nëse interesi i kësaj ndjenje është i lartë, shndërrohet në tërbim. Fëmijët zakonisht janë agresiv në situata të tilla.

 

Emocionet gjithashtu ndikojnë dhe në cilësinë e zërit dhe në shprehitë e fytyrës. Përmes zërit dhe tonit të tij mund të kuptojmë ngjyrimin emocional. Shumë shprehje të fytyrës janë të lindura, por edhe të pamësuara. Gjuha trupore gjithashtu ka lëvizjet e saj në momentin e shprehjeve të emocioneve pozitive dhe negative.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top