Teste

March 3, 2017 | 10:36

TEST / Është mashkulli i duhur për ty?

Jeni të dashuruar prej disa kohësh dhe më në fund keni filluar të diskutoni për martesë. A jeni e bindur se është partneri i duhur për ju apo preferoni të siguroheni edhe më shumë? Bëni testin tonë për të kuptuar nëse po martoheni me shpirtin binjak apo nëse është më mirë të mendoheni edhe ca…

test

1. Nëse lidhja juaj është një lojë, do të ishte:

a. Domino

b. Tetris

c. Polici dhe hajduti

d. Lojë mos u nxeh

 

2. Kur grindeni apo diskutoni, pajtoheni:

a. Menjëherë

b. Mund të grindemi për ditë të tëra

c. Afrimi fizik zgjidh çdo gjë

d. Nuk shkojmë të flemë deri sa të sqarohemi

 

3. Ngjyra ideale për marrëdhënien tuaj është:

a. E bardha

b. Ylber ngjyrash

c. E kuqja

d. E verdha

 

4. Fjala që përdorni më shpesh kur jeni bashkë:

a. Më fal

b. Faleminderit

c. Shihemi në sy dhe kuptohemi menjëherë

d. Nuk ka rëndësi

 

5. Ai ka një ves të shëmtuar që të bezdis shumë:

a. Mundoheni ta zgjidhni

b. Ia njoh të gjitha veset e nuk më bezdisin më

c. Diskutojmë gjithmonë për veset e tij

d. Mundohem ta duroj

 

6. Kur duhet të zgjidhni një film në kinema:

a. Vendosni së bashku

b. Keni të njëjtat shije

c. Vendos ti

d. Vendos ai

 

7. Qëndrimi së bashku është i bukur sepse:

a. Ndani gjithçka edhe pse keni interesa të ndryshëm

b. Sa herë që takoheni është sikur keni javë pa u parë

c. Secili vazhdon të ketë hapësirat dhe pasionet e tij

d. Dashuria nuk është e bukur, nëse nuk ka nga pak zënka

 

8. Nëse keni një fëmijë, si organizoheni?

a. E di që mund të mbështetesh te ndihma e tij

b. Organizoheni në mënyrë që të “mbijetoni” të dy

c. Keni këndvështrime të ndryshme, por bini dakord

d. Mami është gjithmonë mami!

 

9. Nëse keni një problem dhe nuk ia dilni ta zgjidhni:

a. Mundohesh ta zgjidhësh vetëm

b. U kërkon ndihmë prindërve

c. E ndan me bashkëshortin e ardhshëm

d. Ndan gjithçka me të, edhe problemet më pa rëndësi

 

10. Cila është pika e fortë e çiftit tuaj?

a. Individualiteti i secilit

b. Afërsia e madhe si dhe tërheqje fizike

c. Respekti për atë që është e rëndësishme për partnerin

d. Tërheqja e madhe fizike

 

REZULTATI I TESTIT

MË SHUMË A | Jeni në sintoni

Ju bashkon një mirëkuptim i madh. Keni pasione të ndryshme, por edhe shumë gjëra të përbashkëta. Respektoheni reciprokisht dhe mbi të gjitha i lini njëri-tjetrit hapësirën e duhur në brendësi të çiftit për të jetuar edhe individualitetin tuaj. Përveç ndjenjave ka dhe vlerësim reciprok dhe përgjegjshmëri për projektet e së ardhmes.

 

MË SHUMË B | Josheni nga njëri-tjetri

Ajo që ju mban të lidhur është mbi të gjitha një tërheqje e fortë fizike, e cila shpesh luan rol në zgjidhjen e problemeve. Për të jetuar mirë dhe në harmoni lidhjen është e nevojshme t’i hapni udhë sinqeritetit dhe fjalëve, sepse vetëm duke u sqaruar do t’ia dilni të mos grumbulloni inatin e mërinë që shtohet dita-ditës nga mosdakordësitë e vogla.

 

MË SHUMË C | Martohu menjëherë!

Është bashkëshorti i duhur për ju. Kuptoheni vetëm me një shikim. Bashkëndani momentet e lumtura dhe shqetësimet në mënyrën e duhur dhe ia dilni të gjeni harmoninë në çift edhe pasi jeni grindur. Madje lidhja juaj pas një debati forcohet edhe më shumë. Do të jetë një pikë referimi kur të bëheni me fëmijë dhe do t’ia dilni ta kaloni me harmoni rutinën e përditshmërisë.

 

MË SHUMË D | Dashuri dhe urrejtje

Se çfarë ju mban ende të lidhur së bashku nuk dihet. Partneri juaj është ai që ju bën të ngjiteni lart në qiell nga lumturia, por njëkohësisht edhe të mbyteni në det nga trishtimi. Debatoni shpesh dhe jo gjithmonë për një arsye të fortë, përkundrazi, shumicën e herëve origjina e një sherri të madh është vetëm një moskuptim. Para se të thoni “po, e dua” mendoni mirë se çfarë po zgjidhni dhe nëse është pikërisht ai njeriu që dëshironi të keni në krah për gjithë jetën.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top