Në fokus

May 14, 2018 | 10:00

Nga Lediona Braho / “Mësojeni fëmijën tuaj të qajë më mirë”

Reagimi ndaj së qarës së bebes nuk është i mirë vetëm për prindin dhe për fëmijën, por është gjithashtu i mirë për marrëdhënien. Disa fëmijë kanë të qarë gërricëse, që i distancon ata nga prindërit. Këto të qara i dëmtojnë nervat dhe i provokojnë inat, duke e pakësuar gëzimin e prindit kur rri me fëmijën. Gjithsesi, reagimi i menjëhershëm mund ta zbusë këtë lloj të qare. Tingujt e parë të të qarit të fëmijës nuk janë shumë rëndues. Përkundrazi, kanë një cilësi që godet një kordë empatie tek nëna dhe sjell si pasojë një reagim qetësimi dhe përkujdesjeje. Kjo është faza e nxitjes së përkujdesjes nga të qarët e fëmijës.

Lediona Braho, psikologe klinike

Lediona Braho, psikologe klinike

Ne kemi vëzhguar se bebet të cilat marrin një reagim me përkujdesje ndaj të qarave të hershme të tyre mësojnë të qajnë më mirë – e qara e tyre ëmbëlsohet dhe nuk merr më tej cilësi shqetësuese. Nënat i quajnë këto “të qara më të këndshme”. Por fëmijët, të qarat e të cilëve nuk marrin një reagim të shpejtë përkujdesjeje, fillojnë të qajnë në mënyrë më shqetësuese, pasi fëmija nxehet më shumë. Këto të qara e bëjnë nënën nevrike, duke nxitur një reagim shmangës.

Ndërsa këta fëmijë mësojnë të qajnë më shumë, ndërmjet nënës dhe bebes lind distancimi. Nënat që ndjekin këshillën ta lënë fëmijën të qajë deri në fund, shpejt fillojnë t’i japin fëmijës etiketime negative si “fëmijë i vështirë” ose “fëmijë i bezdisur”.

Këta fëmijë, për shkak se të qarët e tyre ikën pa marrë reagim, e përdorin fazën e nxitjes dhe përkujdesjes më pak dhe përdorin gjithnjë e më tepër tingullin irritues, që nxit neglizhimin. Kjo marrëdhënie është në rrezik të madh për problemet e disiplinës, sepse nëna dhe fëmija nuk janë duke komunikuar mirë.

Finalja në ndjeshmërinë ndaj të qarit ndodh kur ju jeni mësuar aq shumë me gjuhën e trupit të fëmijës suaj, saqë juve i lexoni dhe reagoni ndaj sinjaleve që paraprijnë të qarët dhe ndërhyni përpara se të jetë e nevojshme që fëmija të qajë. Shpejt fëmija e mëson se nuk është e nevojshme të qajë fort (ose disa herë nuk është fare e nevojshme të qajë) për të marrë atë që ka nevojë. Një nënë me shumë përkujdesje dhe ngrohtësi, e cila ishte në rrugë të mbarë për t’u bërë një disiplinuese e mirë, na tha: “Fëmija im rrallë qan. Ai nuk ka nevojë të qajë”.

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com