Mirëqenie

May 14, 2018 | 9:50

Si të jeni optimistë gjatë ditës?

Mos humb kohë me thashetheme. Kupto se secili ka jetën e vet dhe mund ta jetojë si të dojë. Ti përqendrohu tek jeta jote dhe përpiqu ta jetosh atë në mënyrën që do.

Ji vetvetja. Nuk ia vlen të imitosh të tjerët, pasi në fund do të harrosh edhe kush je në të vërtetë. Ji ai/ajo që do të jesh dhe do e kuptosh që të gjithë ata që do të qëndrojnë pranë, do të jenë ata që do të vlerësojnë për atë që je.

Përqafo të paktën tri njerëz në ditë. Mos u ndje në siklet nga ata. Nëse je i gëzuar, apo në një situatë të trishtë, dhuro përqafime. Do të ndjehesh mirë vetë dhe do ta bësh të ndjehet mirë edhe personin që do të përqafosh.

Bëj një akt mirësie çdo ditë. Jepi dikujt në nevojë ndonjë monedhë. Dhuro libra. Dhuro veshje që nuk të duhen më. Bëje dikë të lumtur me një akt sado të vogël mirësie nga ana jote.

Mos debato. Është e kotë të debatosh gjithë kohës. Atë që mendon, mund ta thuash edhe me qetësi dhe fjala jote të dëgjohet prej të gjithëve. Mos mendo se duke ngritur zërin do të bësh ndryshim. Fjala jote mund të ketë peshë edhe e thënë qetë.

Buzëqesh kudo ku të jesh, nuk ka rëndësi ambienti. Nëse thuhet diçka për të qeshur, mos ngurro edhe të qeshësh me gjithë shpirt, pasi kështu do të ndihesh shumë më mirë përgjatë gjithë ditës.

Luaj si një fëmijë. Mjaft ece me kompleksin e moshës. Mosha është thjesht një numër. Dil ndonjëherë nga klishetë dhe normat shoqërore dhe kënaqu. Nxirre në jetë fëmijën që ekziston brenda teje.

Ji aktiv. Nuk ke për të fituar gjë duke ndenjur shtrirë e duke pritur që gjërat të rrjedhin vetë për ty. Çohu, dil nga zona jote e rehatisë dhe merru me diçka, çfarëdo gjëje qoftë ajo. Vetëm ji aktiv. Jeta sedentare dhe dëshira për rehati janë armiqtë më të mëdhenj të suksesit.

Qetësohu. Pas një dite të lodhshme, mos harro edhe të pushosh. Duhet të marrësh energji për ditët në vijim dhe të mos tregohesh i/e ashpër me veten duke mos i lënë mundësi vetes të pushosh.

Ji i vendosur. Është e kotë të pretendosh se mund të arrish shumë, nëse nuk merr masat e duhura për të arritur atje ku dëshiron. Vendosi vetes objektiva dhe puno fort për t’i realizuar ato. Ti mund t’ia dalësh mbanë!

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top