Psikofakt

May 14, 2018 | 10:12

Nga Raimonda Dervishi Shundi: Të rrahur që këlysh / Shëndetësia, vendi ku hallet i merr pa paguar

“Mos u bëfsh për spital! “Shprehja kaq e njohur, duke na bërë me “fat” nëse nuk na kthehet në problemin tonë jetik.

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Fatkeqësisht shumëkush është pjesë e këtij kalvari dhimbjeje. Teksa përpiqesh të kuptosh si funksionin kodi aspak human i shëndetligut shqiptar, ndeshesh me gjithfarë pikëpyetjesh, shtigjesh, labirintesh, ecejakesh të llahtarshme burokratike dhe ndaj kjo kujt?!… Shtresës më vunerabel, më të pamundur fizikisht, ekonomikisht dhe shumë e shumëkisht-e të pafundme. Kuptoj faktin se jemi një vend në tranzicion të thellë, kuptoj edhe faktin se po bëhet shtet. Por nuk kuptoj dot faktin se përse ne jemi kaq të paqtë atëherë kur grushti duhet të çajë malet e dhimbjes.

spitali i traumes

Më lindi nevoja për një vizitë te spitali nr.5 dhe pikërisht në godinën e njohur për të sëmurët ku prioritet janë sistemi ynë delikat nervor. Tamam vendi ku nervat tona duhej të ishin në paqe me sistemin vetjak, pra individual dhe atë kolektiv apo masiv. Të sëmurët (kryesisht me karrige me rrota) të cilët presin që në 08:00 mjekun e tyre për këshillën, mjekimin, konsultën e radhës. Orët kalojnë, dhe megjithëse orari zyrtar i takimit është nga 09:00 deri me 15:00, ora shënonte 10:30 dhe mjekët ende nuk kishin mbërritur në zyrën e konsultave.

Të sëmurët shtoheshin duke pyetur rregullisht te informacioni për fatin e mjekëve ndjekës. Përgjigja ishte e njëjtë: “Prit se ka një urgjencë!” ose “Nuk ka mbërritur”. Përgjithësisht personat e sëmurë ishin të shoqëruar nga familjarët e tyre, duke bërë që vendi i pritjes të kthehej në një kaos frymëzënës.

paciente

Kjo hyrje vlen për të gjithë ata që fati i ka përkëdhelur të mos shohin realitete të tilla. Mua që isha shoqëruese e nënës time më dha një shuplakë goxha të mirë, pasi tek shihja se si trajtoheshin bashkëvuajtësit e mi, pashë se sa të mirë paskërkemi qenë. Aty m’u kujtua shprehja e njohur për shtetasit kryesisht të postdiktaturës: “Të rrahur që këlysh”. Ata pajtohen dhe pranojnë me përulësi fatin e tyre, tekat dhe kapricot e mjekëve që në rastin konkret, (dikush me paterica, apo post paralizë parciale) u përgjigjeshin pas pritjes disaorëshe se mjeku X ndodhej në Amerikë, apo broçkulla të tjera mbuluese.

Qazimi, pasi priti dy orë në asfiksinë e dhomës, nuk e mbante dot dhe u detyrua të shkonte jashtë spitalit të kryente nevojat personale, por… fati i tij i keq që tamam në atë kohë, mjekut iu tek të kthehej dhe infermieri thërriste me nerv: “Qazim Z… ku është se po e pret mjeku”. Eh mor Qazim, mor Qazim, sa pa fat që paske qenë. Mirë që shëndeti s’të do, por as fati jo e jo!

Qazimi, teksa u kthye, u përball me frikën se  mos i duhej të rivinte, riprogramohej, rinegocionte, ripaguante taksinë, risistemonte ditën e familjarëve që duhej ta shoqëronin, ridimensiononte të ardhmen, por…jo. Ai nuk u ankua. Edhe Qazimi me familjen e pranoi qetësisht ndëshkimin, duke i shpjeguar situatën dhe falë ndërhyrjes time qytetare, ai ia doli t’ia hidhte pa gjithë këto halle të reja, pasi i dilnin aq sa i mbante karrigia e tij e lodhur.

2Unë vazhdoja të prisja mjekun e nënës time me nerva paksa të telta. Ripyesja për vendndodhjen e mjekut Genci Struga dhe asnjë lajm… zyra bosh. Mamaja ime ishte pa mëngjes, pa insulinë, pa qetësi dhe me dhimbjen që ata që vuajnë nga hernia e kuptojnë. Nisi të nervozohej, pasi kish kaluar dyorëshi dhe ai, mjeku, s’dukej kund. Nuk ia mbante të blinte një shishe ujë, se ja, na erdhi doktori???

Më në fund lajmi i madh erdhi, dhe doktori me takimin 5-minutëshor mbaroi sa hap e mbyll sytë. Mjeku që ishte pa përparëse dhe që mezi merrte frymë nga vrapi i orarit të kaluar, plotësoi direkt recetën dhe na nisi duke buzëqeshur te kurthi i radhës. Zyra dy, që sipas miqve infermierë (duke na e lehtësuar gjetjen) ishte jo shumë larg nga atje. Atje nisi lobimi për mundësinë e planifikimit të një analize.

1E kaluam edhe këtë situatë. Teksa prisnim të vinte mjeku ynë, shoh një masë njerëzish teksa dolën vrikthi të kapnin doktorin e tyre, i cili mesa duket kishte përfunduar numrin e tij të vizitave, por ai po vrikthi u fut në makinë dhe u zhduk. Rendnin të ngratët njerëz dhe jo të revoltoheshin. Ja ashtu, me kokëposhtë prisnin mirëkuptim dhe një mundësi të dytë ndaj takimit.

Erdhi sfida e tretë, gjetja e ISKSH. Mundëm ta gjenim, megjithëse mamaja ime mezi ecte, por qëllimi ia bënte më të ëmbël luftën. Më në fund mbërritëm te vendi i tretë i objektivit, brenda ditës. Pyesim ku është informacioni, dhe një polic që mbante derën me të dyja duart, pa na parë në sy na tha se ai vetë është informacioni. Më instrukton se duhej të bëja fotokopjen e një dokumenti “diku te makinat”. Diku te makinat?! Adresë shumë e saktë, por ne jemi popull intuitiv. Pasi munda të gjeja vendin e fotokopjes, më në fund hyj dhe prenotoj ditën e rezonancës. E marr në dorë dhe shoh se në letrën e çmuar që mbaja, e cila më kishte kushtuar një dhimbje disaditore, këmborë mamaje, nuk kishte shënuar as datë e as muajin e rezervimit. Por ne jemi popull imun dhe çfarëdolloj trajtimi shqiptaror e përballojmë me përulësi, si një qen i rrahur dhe nëse dikush ngre zënë, kjo nuk është qytetari, por rebeli.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com