Këshilla & Arsye

September 15, 2020 | 8:09

Nga Lira Gjika / 10 sjellje që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Mosplotësimi i nevojave të fëmijës: Veshja e keqe, jo sipas sezonit, mbajtja brenda në shtëpi për kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojrave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.

Kujdes i tepruar. Çuarja vazhdimisht tek mjeku dhe mjekë të ndryshëm, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.

Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.

Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri: në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.

Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se çështë: ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund ta bëjë vetë. Të mos i shpjegohet se çfarë po ndodh rreth tij: situata të ndryshme që ndodhin në familje, si vdekje, sëmundje, grindje në familje apo divorc,

Të ndërtohet marëdhënie sikur është i madh: pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo ti kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vende e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.

Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerve: Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.

Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve: Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet me njëri-tjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe manipulojnë psihën e fëmijës, në të ardhmen.

Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës: Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, ti gjuhet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shqelm, me grusht. Të shpohet me gjilpërë. Djegie me cigare. Dhe sidomos shkundja e një foshnje për ta bërë të pushojë.

Prekje e fëmijës në zonën genitale: Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes, deri sa të eksitohet. Puthja e fëmijës në zonën genital. Të jetë present në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top