Këshilla & Arsye

September 13, 2018 | 8:30

Nga Lira Gjika / A preken nga stresi fëmijët e vegjël?

Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti i Berlinit, kanë kryer së bashku një studim në fëmijë të moshës 11- deri 20 muaj, pikërisht për të zbuluar e njohur këtë shqetësim. Ekipi i shkencëtarëve konstatuan në analizat e gjakut të fëmijëve, se largimi nga nëna dhe ambienti familjar, provokonte rritje të kortizolit që ndryshe quhet edhe hormoni i stresit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Niveli i kortizolit në gjak te fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe dërguar në çerdhe, e kishin sasinë e kortizolit dyfishin e atij që u gjet te fëmijët që nuk ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar. Kortizol të lartë kishin edhe fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar, por që në pamje të jashtme, dukeshin të qetë dhe aspak të shqetësuar.

Kortizoli u gjend në gjak edhe pas pesë muajsh që kishin filluar çerdhen apo kopshtin. Nga studimi u dol në përfundimin që fëmijët duhen trajtuar e asistuar me kujdes nga prindërit në periudhën kur fillojnë çerdhen apo kopshtin. T’u flitet e tregohet se përse i dërgojnë në kopsht dhe ti sigurojnë që i duan shumë. Gjithashtu personeli i kopshtit apo çerdhes duhet të jenë të vëmendshëm e të butë ndaj fëmijëve në këtë periudhë të ardhjes dhe të pranimit të këtij realiteti të ri.

T’i përfshijnë në lojëra të ndryshme, aktivitete fizike dhe tu këndohet vazhdimisht. Pa këtë mbështetje fëmijët e fillojnë ditën të mbieksituar, gjë që po nuk u trajtua drejtë çon në probleme të sjelljes dhe të mosbindjes. Vajtja në kopsht është fondamentale për socializimin e fëmijës me moshatarët dhe zhvillimin e gjuhës e fjalës. Studimi gjithashtu,ka treguar se nuk ka ndonjë efekt afatgjatë të hormonit të kortizolit.

Ky studim u krye për të njohur sa më mirë fëmijën duke filluar nga specialistët, si mjekë, mësues, edukatorë dhe prindër, për ta menaxhuar sa më drejtë shkëputjen e fëmijës nga nëna dhe mjedisi familjar, për të zbutur impaktin traumatik, sidomos kur fëmijët kthehen në shtëpi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top