Mirëqenie

September 13, 2018 | 8:44

Nga Adelina Pjetra / Të mbash sekrete. A mund të ndikojë në shëndetin mendor?

Të gjithë ne kemi sekrete. Është natyra njerëzore që të keni disa gjëra që i mbani për veten tuaj dhe të mos e ndani me asnjë person tjetër; por hulumtimet e reja tregojnë se mbajtja e sekreteve është e keqe për shëndetin tuaj mendor. Këtu bëhet edhe më interesante : madje nuk ka fare rëndësi se çfarë sekreti është.

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

AKTI I THJESHTË I MBAJTJES SË DIÇKAJE PËRBRENDA VETES TONË ËSHTË I MJAFTUESHËM PËR TË DËMTUAR MENDJEN, TRUPIN DHE SHPIRTIN.

Studimi, i publikuar në APA PsycNET, pohon se në mënyrë jo surprizuese , shumë rrallë e gjejmë veten në situata sociale dhe biseda ku duhet të fshehim diçka nga personi me të cilin po flasim. Parandalimi i dikujt nga të mësuarit e sekretit tonë, atëherë, nuk është, problemi më i madh. Nuk ka rëndësi se sa i dëmshëm mund të jetë sekreti, ose sa afër (ose jo të afërt) jemi me personin që po ja mbajmë të fshehtë atë.

Pra, cili është problemi, atëherë? Problemi është THJESHT TË MENDOSH për sekretet tona – të cilat, sipas studimit, e bëjmë shumë më shpesh (ndoshta tri herë më shpesh) sesa fshehja e sekreteve nga të tjerët. Kjo është ajo që bën të fillojnë edhe telashet. Rezulton se, sa shumë/shpesh ju mendoni për sekretin  mund të parashikojë një cilësi të zvogëluar të mirëqenies dhe autencitetit, duke përkeqësuar  ankthin dhe shterimin e mendjes suaj.

Për të bërë një krahasim, hulumtuesit i pyetën disa pjesëmarrës se si mendimi për një ngjarje negative të jetës – një gjë për të cilën të gjithë kishin njohuri – i preku ata mendërisht. Ndërkohë që kjo ishte e pakëndshme për ta, grupi që pasqyronin sekretet e tyre që ishin akoma më keq. Mendimet e dhimbshme nuk janë aq të dhimbshme kur ne nuk përpiqemi t’i mbyllim në një shishe.

Është një cikël i pafund, që nuk mbaron kurrë. Duke kontribuar në sa shpesh mendojmë për sekretet tona, është, se ne mund ti shohim se i mbajmë ato si një qëllim; dhe qëllimet që ne nuk i kemi arritur akoma janë të gjitha shumë të lehta për tu obsesionuar. Mbajtja e diçkaje private është në thelb një qëllim i përjetshëm që nuk do ta arrini plotësisht, gjë që do të thotë se mund të mendosh rreth tij pafundësisht, duke shtuar më tej stresin dhe shëndetin e dobët mendor.

Kjo nuk është hera e parë që na ka paralajmëruar shkenca për rreziqet e mbajtjes së sekreteve. Neuroshkenctarët kanë gjetur se fiziologjikisht, është më mirë për ne që t’i lëmë të fshehtat tona të lira- ose më mirë, pikë së pari të mos bëhemi pjesë e sekreteve të njerëzve të tjerë – sepse duke u kapur pas tyre e vendos trurin tonë në një vend të çuditshëm.

Korteksi cingulat në trurin e njeriut është projektuar për të treguar të vërtetën, kryesisht në mënyrë që truri të kalojë në detyra më të rëndësishme, si të mësuarit. Kur ju mbani një sekret, e  vendosni korteksin në një gjendje të panatyrshme dhe bëhet e stresuar. Sepse është duke u përpjekur për të përmbushur dy qëllime – të mbajë një sekret dhe të  thotë të vërtetën – dhe detyrat e kundërta e vënë atë në mbingarkesë. Në këtë gjendje ankthioze, trupi juaj çliron më shumë hormone stresi dhe kjo mund të ketë efekt negativ në kujtesën tuaj, metabolizmin dhe presionin e gjakut, dhe këto janë vetëm disa që po përmend.

Ndërsa kërkimet më të reja vazhdimisht sugjerojnë se mbajtja e sekreteve është e keqe për shëndetin tonë mendor dhe fizik, në të vërtetë nuk duhet të vijë aq shumë si një surprizë e madhe: njerëzit e dinë që shumë kohë më parë se mbajtja e sekreteve është një JO-JO.

Origeni – një dijetar dhe teolog i shekullit të tretë  – ka thënë se sekretet janë praktikisht dhe literalisht një helm, dhe e vetmja mënyrë për të hequr qafe helmin është nxjerrja e saj jashtë trupit. Literatura e vjetër e krishterë e konsideronte rrëfimin ilaç  për shpirtin .

Shumica prej nesh kanë të paktën një sekret që e kemi mbajtur gjatë gjithë jetës sonë; mund të jetë koha të konsideroni për ta lënë gjithçka jashtë – ju mund të ndiheni plotësisht më mirë në lidhje me të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top