Këshilla & Arsye

May 23, 2018 | 10:50

Nga Lira Gjika / Bashkëveprimi në lojë i prindit me fëmijën nxit zhvillimin psiko-emocional

Loja në prezencë të të rriturit i jep udhë zhvillimit psikoemocional dhe gjuhësor duke e ndërthurur me zhvillimin e zhdërvjelltësimin trupor. Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mëndje-trup.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

I vogli po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e ti ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të arrijë atë përqendrim që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad.

Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti dhe që mund t’ia dalë.

Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top