Këshilla & Arsye

May 23, 2018 | 10:37

Anxhela Peza: Ekzistojnë njerëz me karakter që e thonë të vërtetën në sy!

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Balanconi emocionet me logjikën

Llojet e emocioneve mposhtin logjikën sa herë duhet të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm, dhe të përballemi me diçka që na mundon. Shumica prej nesh mund të gjejë njëmijë justifikime për t’ju shmangur përgjegjësive të punëve që duhen mbaruar në kohë. Personat e fortë, fokusohen tek ajo çfarë ata vërtet duan të bëjnë, pa humbur kohë më punë joproduktive.

 

Të jeni fleksibël, e të dini si të përshtateni me ndryshimet

Jeta ndryshon vazhdimisht dhe disa njerëzit e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet, duke u përpjekur thjesht për t’ju rezistuar atyre. Karakteret e fortë përshtaten shpejt me çdo lloj ndryshimi.

Përballuni me frikërat tuaja

Shumë njerëz i shmangin ato, të tjerë përballen me to thjesht për t’u dukur mirë. Por personat e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen me çdo vështirësi, pa dhënë ndonjë reagim.

lider-3Mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit me karakter të fortë as nuk justifikohen dhe as nuk i fshehin gabimet nga të tjerët, ata thjesht përpiqen të mësojnë prej tyre. Përmirësimi në dobi të vetes është gjithmonë efikas.

Sukseset e të tjerëve përjetojini mirë

Në vend që të mbylleni në shtëpi nga xhelozia, urojini miqtë, kolegët për sukseset e tyre. Kjo ju bën një person më me vlera. Nga ana tjetër tregon se çdo gjë është e mundur. Mundeni dhe ju.

Merrni vendime sipas vlerave tuaja

Nëse jetoni duke njohur aftësitë, vlerat, dhe i merrni vendimet tuaja duke marrë parasysh prioritet tuaja, me siguri që vendimet tuaja nuk do të bëhen kurrë lëmsh.

Fokusohuni në përmirësimin e aftësive tuaja dhe jo për t’i treguar ato tek të tjerët

Në përgjithësi synohet të përmirësojmë aftësitë tona për të marrë aprovimin nga të tjerët, por këtë nuk e bëjnë ata që kanë karakter të fortë. Personat me karakter, vazhdimisht kërkojnë më shumë nga vetja, por jo për të tjerët.

E dini se durimi është çelësi i suksesit?

Personalitet e mëdha e dinë se ndoshta u duhet edhe një kohë e gjatë deri sa të marrin frytet e punës.

I shikoni vështirësitë si një mundësi

Çdo problem që ju del përpara është një mundësi për ju që të shikoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja. Njerëzit zakonisht acarohen kur ndeshen me një problem, por jo tipat e fortë. Ata i pranojnë sfidat për t’u bërë akoma më të suksesshëm.

Ngrihuni përsëri sa herë që rrëzoheni

Për njerëzit e fortë, rënia nuk është përfundimi i një rruge por, fillimi i saj.

Optimistë dhe realistë në të njëjtën kohë

Para çdo pengese, kjo kategori liderash është gjithnjë pozitive, por edhe me këmbë në tokë.

Jeni gjithnjë gati për të mësuar

Një ditë e re, person i ri, eksperiencë e re. Personat e fortë janë gjithnjë gati të mësojnë rreth çdo gjëje që u del përpara.

Thoni gjithmonë të vërtetën pa ju dridhur qerpiku, sido të jetë ajo mbetet një realitet

Edhe për ata që pëlqejnë të gënjehen, përfundimi është e vërteta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top