Këshilla & Arsye

April 27, 2018 | 13:32

Nga Lira Gjika/ Këmbëngulja për ushqimin tregon shpërfillje të prindit ndaj fëmijës

I rrituri kur është i mërzitur ose i sëmurë, gjënë e parë që refuzon është ushqimi. Edhe fëmija, po për këto arsye e refuzon ushqimin. Ai apo ajo e refuzon ushqimin sepse është i mërzitur, pasi të rriturit nuk e kuptojnë, nuk e lenë rehat apo e sforcojnë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kujdes prindër, ushqyerja me zor është vetëm e keqe. Ajo i vret fëmijës, pikërisht mekanizmin njohës, e njohjen nëpërmjet shijes, pasi e ngrëna në radhë të parë është njohje, është një proces shumë i ndërlikuar psiko-emocional. Fëmijët lindin me vetëdijen që duhet të ushqehen dhe e demonstrojnë këtë veti që në fillimet e jetës së tyre në këtë botë. Ata sapo vijnë dhe vendosen në trup të nënës fillojnë të kërkojnë gjirin e saj.

Prindër, ju me frikrat tuaja të kota, që fëmija nuk ha, apo nuk hëngri aq sa mendoni ju se duhet të hajë, vetëm i bëni dëm. Studimet tregojnë që ushqyerja e keqe dhe sidomos ajo me forcë, nga fëmija përftohet si shpërfillje. Ju me sjelljen tuaj i krijoni fëmijës një tension që i vogli nuk arrin ta përballojë. Prindër mos e shihni fëmijën të vogël, ai është një njeri tjetër dhe si të tillë trajtojeni.

Ju vetë bezdiseni kur dikush ju nxit të bëni një veprim që nuk jeni gati apo të ushqeheni kur nuk keni uri apo nuk ka ardhur ora e duhur, të njëjtën ndjesi provon edhe fëmija. Gjithashtu ky fiksim te e ngrëna i tregon fëmijës se ju nuk ju intereson gjë tjetër te ai, fëmija, vetëm hëngri apo nuk hëngri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top