Në adoleshencë, edhe pse njeriu ka mësuar, apo me saktë, e ka bërë të vetën konceptin e të mirës dhe të keqes, apo rëndësinë e punës, përsëri sjelljet e tij janë shumë impulsive. Ai nuk e ka të lehtë ta menaxhojë këtë formë energjie.
Në këtë fazë të jetës, i rrituri ka një rol vendimtar, me kushtin që të mos jetë paragjykues, dhe mbi të gjitha, të mos demonstrojë dijen e tij prej të rrituri, që i di të ‘gjitha”.
I rrituri duhet të shmangë shprehjen “të thashë, por nuk më dëgjove”. Kjo shprehje është vdekjeprurëse për adoleshentin. Është kjo shprehje që e shmang dhe e prish dialogun aq të rëndësishëm, adoleshent i rritur.
Adoleshenti ka nevojë si për ajrin, dhe për këtë dialog.
Do të ishte ideale që i rrituri të ishte mësuesi shkollës ku adoleshenti bën pjesë. Familja, nëna, babai edhe pse janë shumë të rëndësishëm për adoleshentin, kanë dalë në plan të dytë për faktin e thjeshtë sepse, kështu zhvillohet cikli i rritjes. Fillon me familjen, periudha nga 0-13 vjeç, ku merren bazat e edukimit dhe më pas vazhdohet me të mësuarin nëpërmjet njerëzve të tjerë me të cilët nuk ka lidhje gjaku.
Është shumë e rëndësishme që i rrituri jashtë familjes të jetë një i rritur tolerant dhe i përgjegjshëm, pasi këtu janë premisat ku ndërtohet dhe merr vrull njerëzorja dhe qytetarja, të pranosh tjetrin si veten pa pasur lidhje gjaku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.