Këshilla & Arsye

April 14, 2018 | 11:35

Nga Lira Gjika / Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia krijojnë atë që quhet rritje e fëmijës

Kurioziteti, vetia më e përhapur e më e gjallë e fëmijërisë dhe adoleshencës, së bashku me dyshimin, tharmën e çdo aktiviteti kritik dhe të kombinuar me fantazinë, janë motori dhe çelësi i vënies në punë të mendjes, të inteligjencës, për të zbuluar, njohur dhe krijuar dhe mbi të gjitha, për të krijuar dhe fuqizuar vetëdijen.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë, e nxit fëmijën të flasë si mami.

Dyshimi e nxit fëmijën të verifikojë atë, që ka mësuar, që di dhe thotë, të përsërisë fjalën dhe veprimin, për t’u siguruar, që e di saktë, apo ka nevojë për përmirësim dhe korrigjim.

Fantazia është “magneti” që e tërheq fëmijën, adoleshentin, njeriun, në çdo kohë e në çdo moshë, drejt së panjohurës, dijes dhe të ardhmes.

Kombinim i këtyre tre elementëve, krijon procesin psikik të të menduarit dhe të vetëdijes, të aftësisë për të ndërthurur bashkë dhe vënë në veprim ato që njeriu di. Krijon mundësinë e përjetimit, të këtij procesi, që së bashku me elementin kohën, merr emrin rritje. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top