Këshilla & Arsye

May 4, 2018 | 12:15

Nga Lira Gjika / Mungesa e menaxhimit të turpit, dëmton ndjeshmërinë dhe identitetin e njeriut

Turpi është një emocion që duhet njohur e trajtuar me shumë vëmendje. Ky emocion po nuk u menaxhua mire, gjymton direkt ndjeshmërinë dhe identitetin e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti. Kujdes prindër, kur i drejtoheni fëmijës tuaj me shprehjet: ” turp të kesh” apo “s’ke turp”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shkencëtarët që merren me studimin e pasojave të turpit dhe të ndjenjës së fajit, e përcaktojnë gjendjen që përjeton fëmija, si ç’bërje e deri vdekje e figurës prindërore. Kur fëmija përballet me një prind të ashpër, kërcënues dhe etiketues që për çdo veprim e gjykon fëmijën, automatikisht aktivizohet ndjenja e turpit e cila “tërheq” me vete dhe ndjenjën e fajit.

Këto dy ndjenja të gërshetuara së bashku bëjnë që fëmija të ndihet i vetëm dhe i tmerruar nga përballja me flakjen që prindi pa e ditur provokon me sjelljen e tij. Fëmija i pushtuar nga frika dhe pa rrugëzgjidhje, pasi prindërit për të janë ekzistenca e tij, pëson një gjendje të barabartë me ngrirjen.

Kujdes prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top