Mirëqenie

June 8, 2018 | 14:02

Ushqimet që ju dobësojnë dhe njëkohësisht ju mbajnë të ngopur

Vera erdhi dhe janë të shumtë ata që nuk ndihen akoma gati për të veshur rrobat e banjos, kjo sepse ende na kanë mbetur kilogramët e tepërta të marra nga dimri. Nga ankthi për t’u rikthyer në formë para se të marrim pushimet shumë nga ju i janë përveshur ushtrimeve të vështira fizike apo palestrave,

Dietologë të ndryshëm sugjerojnë se përveç ushtrimeve fizike duhet t’i kushtoni një vëmendje edhe mënyrës se si ushqeheni. Sipas tyre mirë-ushqyerja është shumë e rëndësishme.

Por “Health” ka disa sugjerime në lidhje me disa ushqime që ju dobësojnë, por që njëkohësisht ju mbajnë të ngopur.

Peshku dhe mishi

Ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’iu ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.

Kosi dhe gjiza

Kosi dhe gjiza janë zgjedhja perfekte për mëngjes. Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.

Tërshërë

Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes, që do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.

Perimet

Siguroni që perimet t’i kombinoni gjithmonë me pjatën kryesore. Jo vetëm që të ushqeheni shëndetshëm, por që të mos keni nevojë të konsumoni shumë shpesh ushqim.

Supa

Një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.

Patate të ziera

Më në fund, patatet e ziera do të kenë një impakt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidrate të tjera. Me një patate të zier, nuk do të keni uri gjithë ditën.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top