Këshilla & Arsye

May 9, 2018 | 13:09

Nga Lira Gjika / Prindër, kujdes me edukimin e fëmijëve, pasi e keqja ndërtohet në heshtje përditë!

“Oh sa mirë t’u bë se nuk dëgjon”, i thotë nëna fëmijës, kur rrëzohet, pëson ndonjë dëmtim apo humbet diçka. Kjo shprehje e frikshme dhe njëkohësisht e pa menduar, përdoret nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël.  

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmijët, nën shembullin e të rriturve e praktikojnë ndërmjet tyre, kur njëri nga ata dëmtohet apo i prishet ndonjë lodër. Ajo që është e dhimbshme në këtë rast, qëndron te indiferenca e të rriturit aty pranë. Të rriturit as që i bën përshtypje se kjo shprehje është e dëmshme për zhvillimin e dhembshurisë dhe të mirës.

Të rriturit nuk i shkon në mëndje se e ka për detyrë t’i mësojë fëmijës që po mbyll derën e zemrës për t’u bërë ashtu siç dëshiron, i mirë. Të rritur, e keqja nuk ndodh në një ditë, por ndërtohet në heshtje përditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top