Këshilla & Arsye

January 30, 2020 | 10:18

Menaxhimi i frikës nga tërmeti: këshillat e psikologut

 

Tërmeti, si dhe shumë ngjarje traumatike, bartin pas një seri reagimesh ose simptomash post traumatike, të cilat muaj pas traumës konsiderohen shkencërisht normale.

Reagimet më të zakonshme janë: frika, ankthi, acarimi, hiperaktiviteti, vështirësia për të fjetur, problemet me gjumin, makthet, mendimet e fiksuara për tërmetin, hipervëmendja ndaj zhurmave, nuhatja e imazheve që çojnë pas në momentet e tërmetit, ose apatia, mungesa e dëshirës për të bërë diçka, hipersomnia, demoralizimi dhe demotivimi… këto janë më të zakonshmet, por dhe të tjera mund të shfaqen!

2

Si t’i trajtojmë dhe menaxhojmë këto reagime normale për një ngjarje anormale? Si të përballeni dhe të menaxhoni frikën nga tërmeti? Si të parandalojmë zhvillimin e një simptomatologjie patologjike post traumatike?

1. Ndajini mendimet dhe emocionet tuaja me të tjerët, për shembull me një anëtar të familjes, mik apo person që ju i besoni, i cili të ketë jetuar përvojën tonë dhe që po e përjetoni të njëjtat emocione dhe mendime, apo me një person që nuk ka përjetuar trauma por është në gjendje të na kuptojë.

2. Kuptoni që, të kesh frikë pas një tërmeti është normale: të gjithë kemi frikë nga tërmeti!

3. Kuptoni që simptomat e listuara më lart janë normale dhe ndahen nga shumica e njerëzve. Është e rëndësishme t’i njihni ato, t’i trajtoni dhe t’i menaxhoni, duke shmangur fshehjen e tyre!

4. Merrni kohë për veten tuaj, për të dëgjuar dhe për t’u çlodhur, gjithashtu përmes relaksimit të muskujve.

5. Nëse është e mundur, shmangni aktivitetin në punë, vullnetarizmin, ose vihuni në gatishmëri për aktivitete në hotelet pritëse, ndoshta duke propozuar aktivitete ose nisma, me fëmijë, të moshuar ose adoleshentë.

6. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga psikologët vullnetarë të pranishëm ose ata përmes internetit, nëse kuptoni që simptomatologjia post traumatike është e tepërt, jo e pavlefshme ose e vazhdueshme, thjesht për të bërë një krahasim. Mbështetuni , ose kërkoni ndihmën e një profesionisti, të gatshëm për t’ju ndihmuar në këto raste.

7. Mbështetuni në vetë-efikasitetin tuaj dhe aftësinë e secilës çdo qenieje njerëzore që përballet me probleme dhe vështirësi.

Implementimi i strategjive të dobishme të përballimit, të tilla si nisja e projekteve të mundshme për të ardhmen dhe njohja e simptomave post traumatike, si dhe aftësia për të kapërcyer në mënyrë efektive momentet e para dhe të kuptueshme të humbjes.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi nonhopaura.org

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top