Ky është lëngu që u provua për 9 ditë, dhe, ishte vërtet fantastik. Por të bësh detox, (pastrim të trupit) nuk do të thotë që duhet të ndihesh mirë gjatë gjithë kohës.
Ju premtova që do e postoj për ju detox-in e aplikuar nga ne. Ky lloj detox-i është i avancuar, për ata që kanë një problem shëndetësor, pasi qëllimi është largimi i viruseve, baktereve, metaleve të rënda apo mbetjeve ushqimore.
Dita 1-3 (njësoj)
Para mëngjesi: një litër me gjysmë limoni ose lime të shtrydhur
Mëngjesi: prit 15 deri në 30 minuta para se të konsumoni 700ml deri në 1 litër lëng selinoje. Prit 30 minuta dhe pastaj konsumo smoothien me 2 banane, 2 kupa boronica, 1 gotë me koriandër, 1 lugë çaji bar elbi, një lugë çaji spirulinë, një lugë gjelle algë dulse atlantik (na e sollën nga Gjermania), 1 portokall, ujë.
Dreka: supë spinaqi me noodles kastraveci (e pazierë, pa vaj, pa kripë) ose smoothie për mëlçinë me 2 banane, ose papaja,1 frut dragoi, dy gota me boronicë dhe ujë.
Mesvakti: mollë (mund të hani sa të doni)
Darka: sallatë kale ose lulelakër (e pazierë), pa vaj, kripë ose uthull
Pas darke: çaj limoni, mollë
Dita 4-6 njësoj
Mëngjesi: 1 litër ujë me limon
Pret 15-30 minuta pas 1 litër lëng selinoje.
Pret 30 minuta pastaj smoothien për mëlçinë (receta më lartë)
Dreka: supë spinaqi me noddels kastraveci
Mesvakti: mollë sa të doni
Darka: sallatë domate kastraveca, sallatë jeshile, baby spinaq, majdanoz
Mollë, çaj limoni ose hisbiskus
Dita 7-8
Mëngjesi: 1 litër ujë me limon
1 litër selino lëng
Smoothin për mëlçinë
Mollë
Dreka: supë spinaqi e pazierë
Mesvakt: 1 litër selino lëng, mollë
Darka: sallatë kale ose supë spinaqi, mollë, çaj limoni
Dita 9
1 litër selino, lëng kastravec mollë 1 litër (kur të doni). Smoothie me bostan, pjepër, dardhë, lëng portokalli
Darka: ujë me limon, çaj limoni
Kujdesuni që gjatë gjithë kohës, të konsumoni ujë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.