FB

October 6, 2021 | 8:10

Nga Mësimet e Diolës / Detox-i 369 nga Anthony Williams për të larguar viruset, bakteret dhe metalet e rënda

 Ky është lëngu që u provua për 9 ditë, dhe, ishte vërtet fantastik. Por të bësh detox, (pastrim të trupit) nuk do të thotë që duhet të ndihesh mirë gjatë gjithë kohës.

Ju premtova që do e postoj për ju detox-in e aplikuar nga ne. Ky lloj detox-i është i avancuar, për ata që kanë një problem shëndetësor, pasi qëllimi është largimi i viruseve, baktereve, metaleve të rënda apo mbetjeve ushqimore.

Dita 1-3 (njësoj)

Para mëngjesi: një litër me gjysmë limoni ose lime të shtrydhur

Mëngjesi: prit 15 deri në 30 minuta para se të konsumoni 700ml deri në 1 litër lëng selinoje. Prit 30 minuta dhe pastaj konsumo smoothien me 2 banane,  2 kupa boronica, 1 gotë me koriandër, 1 lugë çaji bar elbi, një lugë çaji spirulinë, një lugë gjelle algë dulse atlantik (na e sollën nga Gjermania), 1 portokall, ujë.

Dreka: supë spinaqi me noodles kastraveci (e pazierë, pa vaj, pa kripë) ose smoothie për mëlçinë me 2 banane, ose papaja,1 frut dragoi, dy gota me boronicë dhe ujë.

Mesvakti: mollë (mund të hani sa të doni)

Darka: sallatë kale ose lulelakër (e pazierë), pa vaj, kripë ose uthull

Pas darke: çaj limoni, mollë

Dita 4-6 njësoj

Mëngjesi: 1 litër ujë me limon

Pret 15-30 minuta pas 1 litër lëng selinoje.

Pret 30 minuta pastaj smoothien për mëlçinë (receta më lartë)

Dreka: supë spinaqi me noddels kastraveci

Mesvakti: mollë sa të doni

Darka: sallatë domate kastraveca, sallatë jeshile, baby spinaq, majdanoz

Mollë, çaj limoni ose hisbiskus

Dita 7-8

Mëngjesi: 1 litër ujë me limon 

1 litër selino lëng

Smoothin për mëlçinë

Mollë

Dreka: supë spinaqi e pazierë

Mesvakt: 1 litër selino lëng, mollë

Darka: sallatë kale ose supë spinaqi, mollë, çaj limoni

Dita 9

1 litër selino, lëng kastravec mollë 1 litër (kur të doni). Smoothie me bostan, pjepër, dardhë, lëng portokalli

Darka: ujë me limon, çaj limoni

Kujdesuni që gjatë gjithë kohës, të konsumoni ujë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top