Psikofakt

June 8, 2018 | 8:45

Nga Orjona Tresa: Më mirë të mos flasësh për vdekjen!

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Nga Orjona Tresa, gazetare

Nuk është mirë të flasësh për vdekjen.

Dhe pse duhet të mësohemi me të.

Sepse jemi qenie të vdekshme.

Në një kohë me intensitet, e ngarkesa gjithfarëlloj, ku herë gjendesh me xhepin plot e herë si i pa punë, herë vetja të duket me një lumtur gati në ekstazë e herë gjendesh jashtë realitetit nga një situatë paradoksale. Të mendosh për vdekjen dukesh si një i çmendur i pandreqshëm, ose vetë vdekja vjen si një situatë e fundit e menduar.

Ritmi i jetës është marramendës.

Ndërkohë ajo është aty pranë, e heshtur dhe e gatshme për të të sfiduar në çastin më oportun.

Në fakt, jo pa arsye, vdekja duhet të bashkëjetojë me përditshmërinë e gjërave tona, ngjitur pas nesh, për të mos na lënë të gjendemi të papërgatitur. Jo rastësisht psikologët këshillojnë që fëmijëve duhet t’ua bëjmë të qartë një ngjarje të tillë, duke ua shpjeguar fillimisht me zogjtë që fluturojnë në qiell, me re apo shpirtra të lirë, engjëj që do të na mbrojnë nga lart, etj.

Sepse ajo ekziston.

varrezat

Vdekja…

E rëndë si fjalë, e fortë si veprim, e dhimbshme si ngjarje, dhe humbje për këdo e provon. Por vdekja ashtu si dhe jeta, është një mision qelizor që siç ndërtohet për të frymuar, ka zgjedhur dhe të zhbëhet. Po për njeriun, si qenie inteligjente, që gjithçka e percepton nëpërmjet trurit, çdo humbje lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe shumë dhimbje.

Ky vit më ka bërë ta përjetoj shpesh një situatë të tillë, mes të afërmish. Qenësia e një trupi akullt të ftohtë, e ngjyra që shpërbëhen me shpejtësi, ka qenë para syve të mi si dëshmi e një ndjesie të pashlyeshme nga kujtesa. Nuk kam fjalë për dhimbjen. Ajo provohet, e njëherësh, duket se të jep forcën e vazhdimit përpara.

veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-rruges-te-varrezat-e-sharres-9

Varrezat.

Një rrugë me stacione, pa kthim.

Aty është fundi. Disa parcela të sistemuara diku me rregull e diku të mbivendosura për shkak të amullisë së viteve. Shtëpia e të vdekurve e ndoshta të vetë vdekjes. Një hapësirë e pallogaritshme metrash katrorë ku prehen eshtrat e të parëve. Ecën e ecën nëpër rrugën që duket sikur nuk ka fund. Një qytet gjigant ku mbizotëron heshtja.

Sharra, një vendndodhje gjeografike në pjesën lindore të Tiranës, saktësisht pas zonës së Kombinatit. Dikur, në kujtesë të hershme, dukej e vogël. Sot ajo është shndërruar në një “metropol” për banorët e munguar.

“Ku do të shkojnë më”, them me vete duke hedhur sytë përqark. Kudo lartohen pllaka me epitafe. Shtrirja është gati e paimagjinueshme. Trupat e pajetë tanimë po vendosen në kodër.

Po pastaj?

Më pas i bie ta kapërcejnë dhe kodrën për të dalë në anën perëndimore të qytetit. Më tej nuk ka shanse.

Janë bërë ndërtime. Mes tyre aty pranë edhe varrezat murale, por asgjë. Ah po! Shërbejnë për t’u bërë hije familjarëve që vijnë të “takojnë” të afërmit.

varreza-muraleNdoshta ka ardhur koha për një zgjidhje të tretë, një krematorium. Shumë prej nesh e pranojnë një gjë të tillë. Shpirti largohet, trupi kthehet në hi.

Dhe kaq.

Në fund…

Ndërsa besoj te shpirti i ikur në parajsë, arkëmorti paqëtohet me tokën, në një vend ngushëllimi për të gjallët. “Sa shpejt ikën jeta” mendoj, sikur një çast, sa hap dhe mbyll sytë.

Kortezhi i fundit ma bënte dhe më të fortë ndjesinë. Ndërsa varret ngjitur e ngjitur që më rrethonin ngado hidhja sytë, ma merrnin frymën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top