Pika referimi

June 5, 2018 | 16:04

Nga Orjona Tresa / Një copëz jete, luajtur nga “aktorë” specialë!

Ditët ndryshojnë nga njëra-tjetra. Emocionet diktojnë ndryshe kohën, e ndonjëherë, ato na zhvendosin e na bëjnë të reflektojmë. Mesazhi i kësaj të marte më “goditi”. Ishte ndryshe nga ajo rutinë që përngjason ndonjëherë me të martat pasuese.

qendra-sociale

I kisha premtuar Letës (Violeta Gjonit) se do të merrja pjesë në aktivitetin e institucionit shtetëror ku ajo është pjesë e stafit pedagogjik. “Është shfaqje e bukur. Interpretojnë fëmijët tanë”, ma pati cilësuar. E natyrisht, duke vlerësuar kontributin e saj të gjatë ndër vite, besova në të.

Salla u mbush plot. Madje nuk kishte më vende, e ndonjë tek-tuk zgjodhi të qëndronte në këmbë. Ishin aty familjarë, mësues, specialistë të fushës, si dhe shumë të ftuar nga institucionet shtetërore si Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit, media dhe OJF.

Janë fëmijët e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Sot ata ishin protagonistë-aktorë të jetës që i shoqëron edhe kur të rriten, si njerëz me aftësi ndryshe në shoqëri.

16

Salla kish ovacione, ndërsa ata më të përgatitur se kurrë, kishin marrë masat t’u përgjigjeshin këtyre emocioneve, duke sjellë një interpretim të gjallë për ne të ftuarit.

Mësuese Violeta, një grua e fortë ku jeta e përballi me sfida që do të shndërroheshin në një model edhe për plot familje të tjera. Sot falë një pune në grup dhe një institucioni që jo shpesh ia dëgjojmë zërin për punën e madhe që bën brenda vetes, dha mesazhin se çdo gjë bëhet më e lehtë për këta fëmijë nëse ka vullnet. Vetëm se unë do të thosha që, duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie shoqërore, duke nisur nga aspekti psikologjik. Mënyra se si ne si shoqëri reagojmë kur mes fëmijëve tanë ka dhe fëmijë që nuk kanë aftësi si tonat, të tregohemi më të kujdesshëm dhe t’u falim atyre emocione të barabarta për të mos i bërë të ndihen krejt ndryshe nga ne.

9

Pasi bëri një prezantim të shkollës speciale ku punon, Violeta falënderoi në emër të “Luigj Gurakuqi” të gjithë ata që me shpirt përpiqen çdo ditë t’ua bëjnë më të thjeshtë jetën këtyre fëmijëve. Me një skenar të përpunuar mirë në kokë, me fraza të qarta e interpretim prekës për mesazhin e tyre, “Një copëz jete” rrëfeu se edhe ata munden në këtë jetë.

Nuk është asfare e lehtë t’i bësh fëmijët të shprehin emocionet, por në shfaqjen e sotme u dha qartë misioni se po të punosh fort me fëmijët me aftësi ndryshe, ia arrin qëllimit për t’ia bërë më të pranueshme jetën.

Ishte si një tregim i bukur. U përfshimë në interpretime. Shoqëruar tematika me videoprojektorin dhe fëmijët të cilin kishin nga një rol të veçantë.

5

Shfaqja filloi me njohjen e dy të rinjve, të cilët pas martesës sollën në jetë një fëmijë ndryshe. Ai kishte aftësi jo si gjithë bashkëmoshatarët. Mjekja e konsultores i udhëzoi te një specialist i fushës, i cili i orientoi të ndiqnin hapa të tjerë zhvillimi. Psikoterapia ishte njëra fazë, ndërsa fëmija kish nevojë për një institucion më të specializuar. Në Tiranë është një shkollë për këta fëmijë, e cila ndonëse larg, ka të gjithë kapacitetin dhe standardet për t’i aftësuar këta fëmijë për jetën e tyre. “Luigj Gurakuqi” dha sot një dimension të arrirë të një pune të palodhshme të një stafi drejtues, ku ndjesitë arritën të përçohen tek të gjithë të pranishmit. Këta fëmijë dhanë mesazhin se edhe ata mund të jenë profesionistë të zotë në fusha të ndryshme. Dikush mund të jetë një rrobaqepës i zoti, një tjetër parukiere, dikush tjetër marangoz e një tjetër këpucar për merak. Ka plot fusha ku mund të aftësohen, ndërsa shoqëria duhet t’i mbështetë e mbrojë për t’i fuqizuar aty ku ata munden. Ata dinë të përcjellin fort dhe dashurinë, një ndjenjë dhe emocion që ua zbut më shumë paaftësinë fizike për të qenë si gjithë të tjerët.

femija-ne-fillime

Sepse ata munden, dhe këtë mesazh e përcollën qartë. Prej një muaji pune intensive, askush nuk harroi asnjë frazë apo lëvizje për t’iu dhënë rolit që mësuesja i kish caktuar. Madje, u gjendën edhe vetë në rolin e mësuesit.

Edukimi i këtyre fëmijëve do mund, sakrifica, shpirt, por edhe dhimbje, për të provuar atë që ata ndjejnë e për t’i ndihmuar t’ua lehtësosh atë duke i dhënë mbështetje.

Shfaqja u dha me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Aktiviteti u zhvillua në Teatrin e Metropolit, duke iu vënë në dispozicion fëmijëve sallën “Shekspir”.

qendra kenga cifti-shtatzena 26 24 22 16 11 3 7 received_10209686861928032

received_10209686875928382

received_10209686854887856

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top